teatri

Fluturimi i Kosovës mbi Teatrin e Athinës

Postuar në 27 Mars, 2023 16:10

 

I kishte marrë me vete duartrokitësit që "ecin drejt si kali me veshoke, atje ku bie vetëm një këmbanë"

Postuar në 21 Dhjetor, 2022 13:37

Sot u mbajt një ceremoni e pazakontë. Karakteristike për rrumpallhanen që qeveris këtë vend. U ngritën e shkuan si qeveri dhe bashki në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, mbi rrënojat e të vjetrit që u prish, pavarësisht se prishja ka muaj që ka ndodhur.

Vota nuk ka vlerë absolute

Postuar në 25 Nëntor, 2022 21:43

Në një debat në studion e MCN Tv, ish-deputeti socialist Ervin Bushati, e ka cilësuar 14 majin e ardhshëm si një minireferendum edhe për portin e Durrësit.

Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë

Postuar në 01 Gusht, 2021 14:01

Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.

“Teatri”, pushohet dosja ndaj Maznikut e Fushës

Postuar në 21 Tetor, 2020 15:56

Teksa këtë të mërkurë pritej që dosja në ngarkim të zv.kryebashkiakut Arbian Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha të kalonte në SPAK, një vendim suprizë vjen nga Gjykata e Tiranës. Dhoma penale ka vendosur ta pushojë çështjen ndaj tyre, me argumentin se dy te pandehurit nuk kanë kryer vepër penale. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe përfaqësuesja ligjore e artistëve, Adriana Kalaja, shprehu zhgënjimin për vendimin e gjyqtarit Tona. Për këtë, Kalaja paralajmëroi kallëzim penal në SPAK, për gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona.

Bankat “ngrijnë” 2 mld euro deri në gusht. Pedrazzi: Financimi i Teatrit të ri, biznes i mirë për bankat

Postuar në 09 Qershor, 2020 22:59

2 mld euro është shuma që bankat e nivelit të dytë kanë konservuar në funksion të ekonomisë dhe stabilitetit financiar përgjatë periudhës së pandemisë. Kështu thotë  në një intervistë për TvT Silvio Pedrazzi, kryetari i shoqatës së bankave në Shqipëri dhe drejtori ekzekutiv i bankës “Intensa San Paolo”.

Një fantazmë më shumë

Postuar në 31 Maj, 2020 13:58

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Një gjest dialektik

Postuar në 23 Maj, 2020 19:12

 

Shumëkush e ka ndjekur episodin e fundit të “Real Story”, titulluar: Një kryeministër i pandehur
Skenografia e këtij emisioni ishte një truk propagandistik për të rehabilituar kryeministrin Rama në formën djallëzore të ushtrimit prej tij të të drejtës së fjalës. 

Vendosja e diskutuesve ishte e përmbysur: kryeministri në sallën bosh të TOB, në rolin e një spektatori, pra të popullit, dhe në podium-skenë tre gazetarë. 

Shteti

Postuar në 22 Maj, 2020 17:31

Lajmi i sotshëm i përcjellë nga TvT për komunikimin mes përfaqësuesve të kompanisë “Fusha” dhe institucioneve të shtetit shqiptar për çështjen e Teatrit Kombëtar ofron një episod të trishtë të mënyrës sesi ky “shtet” mbron interesin publik. 

Nuk mund të mos bjerë në sy sesa shpejt lëvizin institucionet që nga momenti i propozimit të kompanisë, sesi brenda pak ditësh ngrihen grupe pune, bëhen sugjerime dhe merren vendime. 

Letrat e prishjes së Teatrit. Zbardhet komunikimi Fusha-Veliaj-Kumbaro-Agaçi

Postuar në 22 Maj, 2020 16:36

Një ditë pasi biznesmeni Shkëlqim Fusha pranoi se plani i tij për ndërtime pas zonës së teatrit vijon të jetë aktiv, TvT zbardh korrespondencën mes kompanisë dhe institucioneve lokale dhe qëndrore që u përfshinë në avancimin e projektit për Teatrin dhe kompleksin e ndërtesave pas tij.

Në 16 shkurt të vitit 2018, kompania “Fusha” zyrtarizoi me një shkresë drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës planin e tij për të ndërtuar godina shërbimi në zonën e Teatrit Kombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - teatri