“Teatri”, pushohet dosja ndaj Maznikut e Fushës

Postuar në 21 Tetor, 2020 15:56

Teksa këtë të mërkurë pritej që dosja në ngarkim të zv.kryebashkiakut Arbian Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha të kalonte në SPAK, një vendim suprizë vjen nga Gjykata e Tiranës. Dhoma penale ka vendosur ta pushojë çështjen ndaj tyre, me argumentin se dy te pandehurit nuk kanë kryer vepër penale. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe përfaqësuesja ligjore e artistëve, Adriana Kalaja, shprehu zhgënjimin për vendimin e gjyqtarit Tona. Për këtë, Kalaja paralajmëroi kallëzim penal në SPAK, për gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona.

Në seancën e kaluar, Aleanca së bashku me prokurorin, kishin vendosur që çështja të hetohej nga SPAK, për shkak se akuza për dy të pandehurit është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme. Ndaj Maznikut dhe Fushës rëndonte akuza e “shpërdorimit të detyrës” dhe korrupsionit pasiv. Zv.kryebashkiaku i Tiranës, Arbian Mazniku, akuzohej nga artistët se ishte paguar për hotelin 1500 euro nata, në Barcelonë të Spanjës,  për të favorizuar kompaninë e Shkëlqim Fushës, për tenderin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.