teatri

“Kumbaro duhet të thirrej në Prokurori për Teatrin”

Postuar në 12 Mars, 2018 11:15

Në lojën e përshtypjeve për të ardhmen e Teatrit Kombëtar do të hyjë edhe kryeministri Rama përmes degjesave me artistët. Sipas regjisorit Kastriot Çipi, transparenca lidhur me këtë projekt po trajtohet si çështje private e kryeministrit dhe  kryebashkiakut Veliaj.

Veliaj zyrtarizon “pazarin”, Teatër dhe Kullë

Postuar në 22 Shkurt, 2018 23:22

Erion Veliaj zyrtarizoi atë që përflitej prej kohësh se shembja e Teatrit Kombëtar lidhet me ndërtimin e një godine shumëkatëshe ngjitur me ndërtesën e teatrit. Pa u bazuar në të dhëna apo studime zyrtare, kryetari i bashkisë solli si argument për shembjen e godinës ekzistuese amortizimin e saj dhe efektet e azbestit në shëndetin e artistëve.  “Kaplloqja ma thotë se një ndërtesë me lagështirë është e dëmshme për shëndetin”- theksoi Veliaj.

Një betejë që duhet fituar për shumë arsye

Postuar në 14 Shkurt, 2018 20:00

Përballja qeveri – artistë ka edhe një dimension komunikimi përveç përmbajtjes dhe argumentit. Nga njëra anë një grup njerëzish të irrituar dhe të kapur në befasi me projektligjin e ri për artin përfshirë edhe dëshirën për të rrafshuar godinën e teatrit kombëtar, nga ana tjetër një ministre, ministri dhe kryeministri.

Kumbaro jep shfaqjen e preferuar të buzëqeshjes: Artistët janë keqkuptuar. Teatri nuk lëviz

Postuar në 13 Shkurt, 2018 15:54

Ministrja e Kulturës ka deklaruar se konsultimet kanë nisur dhe se sipas saj projektligji do diskutohet përpara se të bëhet ligj. Sipas saj madje bëhet fjalë për decentalizim kompetencash dhe jo centralizim, ndërkohë që për godinën e teatrit u shpreh se nuk do të ketë ndryshime derisa të ketë një projekt të ri.

Kthimin e teatrit në Bingo e firmosi Rama (dokumenti)

Postuar në 12 Shkurt, 2018 11:59

Në reagim të deklaratave të aktorit të njohur Robert Ndrenika për zhvendosjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një letër të hapur i kujtoi Ndrenikës kthimin e ambjenteve të Teatrit Kombëtar në sallë bingoje.

“Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që Teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë, i dashur Robert!”-thuhej në letrën e ministres.

Një akuzë për drejtorin eksperimental të Rilindjes, Kiço Londo (video)

Postuar në 29 Shtator, 2016 00:14

Të martën në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte njoftuar ngjitja në skenë, në formën e leximit dhe interpretimit e disa pjesëve  nga vepra më e re e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj. Vënia në skena e teatrit, premierë në Tiranë,  e parashikuar në orën tetë të mbrëmjes u anulua. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, shkak është bërë një konflikt për sallën me Drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo.

Europa është një utopi

Postuar në 14 Maj, 2016 13:57

Jeton Neziraj është një personazh i njohur i jetës kulturore jo vetëm në Prishtinë. Teatri dhe letërsia janë dy mediume ku ai operon. Prej disa ditësh në Prishtinë po mbahet Festivali i Letërsisë Polip, një krijesë e Nezirajt, e cila tashmë ka hyrë në edicionin e gjashtë.

Fotolajm/Teatri "solidar", po Nënë Zylja çfarë mendon?!

Postuar në 12 Mars, 2016 18:48

E moshuara u bë e njohur pas gjobës që i vuri bashkia e Tiranës. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale aq sa solidarizuan edhe vetë kryetarin e bashkisë dhe kordinatorin e Partisë Demokratike që nuk humbën rastin t'i gjendeshin pranë Nënë Zyles/

Erion Veliaj:

Pages

Subscribe to RSS - teatri