Ku ishe ti Superman?(video)

Postuar në 25 Qershor, 2018 09:46

Ajo që ndodhi me Bashkinë e Tiranës në këto dy ditë, institucionin kampion të vetëpromovimit, dëshmon se fasada, sado e punuar mirë të jetë, mbetet e hollë dhe e zhbëshme.

Videoja e mëposhtme, i shtohet si provë e mëtejshme, skandalit të përmbytjes së Bashkisë, ku janë përfshirë dokumente të shumta, që menaxhohen sikur të jenë në mjediset e një lavanterie, apo pastrimi kimik.

Z. Veliaj bën thirrje për mirësi dhe kritikon shpesh cinizmin. Ka të drejtë, por përmbi këto të dyja, qëndron arroganca dhe shtirja, të dyja shprehi dominuese të tij. Është kjo për të cilën, z. Veliaj po paguan çmimin e një diskreditimi që nuk ka për t’u harruar kaq kollaj. Për t’u treguar të sinqertë dhe duke menduar se z. Veliaj beson tek ato që bën e që manifeston, mundet fare mirë të pyesim: ku ishe ti Superman kur përroi i ujit vuri përpara dokumentet dhe i bëri turshi? Po përgjigjemi vetë: në gjumë të thellë mes bubullimave të pazakonta që trembën shumëkënd në Tiranë. Por jo Supermanin.

Sigurisht që situata nuk është për t’u gëzuar, pasi është  bërë dëm. Një arsye më shumë gjithësesi për të shpresuar se uji kësaj radhe ka dhënë një leksion që ka hyrë si mësim në kokën, e mandje, me shpresë, edhe në mendjen e zotit kryebashkiak.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.