"Taksa" e padeklaruar me emrin LSI

Postuar në 25 Mars, 2018 19:34

Sot përfaqësues të opozitës kanë bërë zhurmë rreth vendosjes së tarifës 5 euro për kalimin e çdo automjeti në aksin Durrës-Kukës. PD-ja dhe LSI-ja kaë folur për grabitje dhe taksë ndaj marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar se modelin e taksimit e ka iniciuar së pari PD-ja që në vitin 2011, por sipas tij kjo do të ndodhte sipas dy kushteve: kur qytetarët të kenë alternativa kalimi pa pagesë dhe duke hequr taksën e qarkullimit. Sipas tij mjafton kjo e fundit madje që rruga në fjalë të mirëmbahet.

Nga ana e vet, LSI-ja, përmes një prej drejtuesve të saj, Petrit Vasili ka bërë thirrje që qytetarët të mos paguajnë taksën, ta refuzojnë atë.

Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista. Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj.

Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej, le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit.

Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj”, shkruan Vasili.

Mirëpo ky qëndrim i LSI-së është inkoherent. Pasi janë ministrat e saj që kanë hapur garën dhe organizuar tenderin e koncesionit që sot z. Vasili e quan të pistë. Ja se çfarë thshte ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në momentin e hapjes së garës, e cila duket se i kushtoi edhe postin:

Jemi ne fazen e përgatitjes së modelit se si do te jepet me koncension kjo rrugë. Nje investim i tille i jashtëzakonshëm që ka bërë shteti shqiptar, qytetarët e këtij vendi, duhet të mirembahet si syte e ballit, në mënyrë që të mos degradojë, por përkundrazi të kthehet investimi. Nga fundi i pranverës, fillimi i verës ne ta tenderojmë këtë si koncension

shprehej ai në janar të vitit 2014.

Përtej faktit sesi po imponohet kjo taksë sot, një arsye që e mban në këmbë kurajën e kësaj qeverie për “të bërë shtet” sipas midesë së saj është edhe ekzistenca e kësaj lloj opozite si kjo që përfaqësohet nga Petrit Vasili. Të paktën z. Basha lau duart e bëri dy llogari aritemtikore. Dhe po kështu, z. Vasili ka detyrimin të na tregojë se Haxhinasto ka patur në mendje tjetër model dhe tjetër tarifë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.