Shpipëri Hesapi

Në Butrint ka ndërtim dhe jo rehabilitim

Postuar në 17 Tetor, 2017 00:18

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka vënë detyrë vetes të bindë njerëzinë se në Butrint “nuk po ndërtohet asgjë”. Se aty po zhvillohet një mjedis ekzistues, “një gati kasolle” që t’u shërbejë turistëve që lodhen duke ecur. E pyetur sot nga Top-Channel, ministrja ndër të tjera tha:

Pakicë...me 3000 firma dhe një telefonatë. Zv. kryeministrja Zaharieva: "Ka një marrëveshje të vitit 1932..."

Postuar në 15 Tetor, 2017 20:38

Miratimi i ligjit për pakicat kombëtare ka provokuar reagime në rajon. Maqedonasit dhe grekët duket se janë më të pakënaqurit, por ndërsa për të parët kuptohet irritimi, për të dytët ende nuk merret vesh se ku qëndron realisht kundërshtia. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Yenimatas tha se ligji përbën një hap prapa për pakicën greke në Shqipëri.

Grida Duma deporton Makiavelin në Lindjen e Largët

Postuar në 14 Tetor, 2017 11:11

Ministri i Jashtëm: "35 shoqata morën pjesë në diskutimin e draftit për pakicat". Asnjë shpjegim për pakicën bullgare

Postuar në 13 Tetor, 2017 09:35

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në seancën plenare në mbrojtje të projektligjit për pakicat kombëtare. Sipas ministrit, diskutimet për projektligjin kanë qenë të shumta, në to kanë marrë pjesë shkencëtarë “nga ata të vërtetët”, projekti ka qenë ekspozuar në faqen online për 40 ditë dhe ka patur angazhim të 35 shoqatave të ndryshme. Ministri ka refuzuar ose ka anashkalur vërejtjen e bërë nga përfaqësuesit e LSI-së për faktin se projektligji nuk ndan mes pakicës kombëtare dhe minortetit etnolinguistik.

Auditi i KLSh: 55% e punonjësve të administratës publike, pa të dhëna në sistem

Postuar në 12 Tetor, 2017 08:31

Shumica e njësive vendore, ministri si ajo e Arsimit, e Jashtme, apo e Drejtësisë, nuk deklarojnë punonjësit e tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore. Të paktën këtë shkruan sot gazeta “shqiptarja.com” sipas të cilës Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se rreth 55% e punonjësve të këtyre institucioneve shtetërore nuk janë deklaruar në sistem.

"Butrinti ka 1 milionë € bileta në vit. Kjo është historia e bar kafesë"

Postuar në 11 Tetor, 2017 22:08

Më poshtë po përcjellim videot e seancës së sotme në Komisionin e Medias ku ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Në videon e parë është debati në studion e Report TV ku kanë qenë pjesë arkeologë të njohur dhe gazetarë. Nga ky emision kanë dalë edhe akuza shumë të rënda për ministren Kumbaro, për shitje të monumenteve, për biznes. Sipas të dhënave që u sollën aty, çështja pritet të kalojë në prokurorinë speciale. Arkeoogu Neritan Ceka ka deklaruar se sknadalet me monumentet janë të shumta dhe sipas tij, ministrja është person për në prokurori.

Telefonata e Borisov i shtron kurrizin Tiranës zyrtare

Postuar në 10 Tetor, 2017 21:39

Raportimi i mëposhtëm është nga Top-Channel, bazuar mbi punimet e Komisionit Parlamentar me Jashtë:

“Kemi Kushtetutën më idiote në botë. Heshtëm se na u premtua ftesa për hapjen e negociatave”

Postuar në 10 Tetor, 2017 21:24

Kushtetuta e Shqipërisë është e pangjashme në rruzullin tokësor, për shkak të disa ndërhyrjeve idiote. Shqipëria nuk ka bërë reformë në drejtësi, por spektakël. Kemi heshtur të gjithë, edhe unë gjuhëgjati. Ka shumë juristë me mend në këtë vend që kanë shprehur rezervat e veta në korridore, por heshtëm sepse na u premtua ftesa për hapjen e negociatave. Kur kam qenë ministër i Drejtësisë u arrit deri aty sa më thuhej “mos e prek këtë, mos e lexo se e ka lexuar Brukseli. Se përndryshe nuk na japin ftesën

"E ka bërë piktori në kokë të tij"

Postuar në 05 Tetor, 2017 22:43

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, sqaron për Fiks Fare psenë e "ikonës" së Edi Ramës në qendrën multifunksionale të qytetit.

Nallbania/Urdhëri, pastaj ligji

Postuar në 03 Tetor, 2017 22:04

Në datën 13 shtator të këtij viti, qeveria aktuale miratoi një vendim titulluar: “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, i cili rregullon “procedurat për ofrimin dhe përfitimin e shërbimeve publike elektronike nëpërmjet shërbimit të transmetimit elektronik të sigurt për qytetarët dhe institucionet publike”.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi