Ministri i Jashtëm: "35 shoqata morën pjesë në diskutimin e draftit për pakicat". Asnjë shpjegim për pakicën bullgare

Postuar në 13 Tetor, 2017 09:35

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në seancën plenare në mbrojtje të projektligjit për pakicat kombëtare. Sipas ministrit, diskutimet për projektligjin kanë qenë të shumta, në to kanë marrë pjesë shkencëtarë “nga ata të vërtetët”, projekti ka qenë ekspozuar në faqen online për 40 ditë dhe ka patur angazhim të 35 shoqatave të ndryshme. Ministri ka refuzuar ose ka anashkalur vërejtjen e bërë nga përfaqësuesit e LSI-së për faktin se projektligji nuk ndan mes pakicës kombëtare dhe minortetit etnolinguistik. Në referencë të vazhdueshme të Konventës Kuadër, me një ton prej lektori, ministri ka shtuar projekti e ndihmon Shqipërinë në rrugën e intergrimit.

Një çështje që mbetet pezull këtu është sesi u inkuadrua brenda draftit minoriteti bullgar, meqenëse për aq sa është bërë publike, në projektin e parë ai nuk përfshihej në listën e pakicave. Cila shoqatë apo cili regjistrim e ndihmoi qeverinë shqiptare që të kuptonte se rrugës i kishte shpëtuar një pakicë? Këtë ministri preferoi të linte në heshtje meqenëse është raportua tashmë se pakica bullgare është konçesion i Edi Ramës, në mos dorëzim ndaj presioneve bullgare. Leksionet e ministrit nuk kanë asnjë vlerë kur vjen puna për të parë në sy një realitet të turpshëm në sjelljen e qeverisë dhe jo për faktin pse u shua apo u hoq një minoritet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.