Në Vëmendje

Delimitimi i ujërave detare/Ndërprerja e negociatave të vitit 2018, e dëmshme për Shqipërinë

Postuar në 13 Maj, 2023 22:53

Në një intervistë në MCN Tv studiuesi Hektor Ruci, ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare ka folur mbi opsionet që janë aktualisht në tryezë për marrëveshjen e detit me Greqinë. I pranishëm në aktivitetin akademik në Selanik, Ruci ka theksuar se në atë takim u evidentuan disa qasje interesante. 

Selanik/Kompromisi për detin, shumë i afërt. Parimi i Ekitesë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese erdhi nga Turqia

Postuar në 10 Maj, 2023 13:06

Në një diskutim online me temë “Marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, moderuar nga profesori Ioannis Papageorgiou, janë marrë në shqyrtim rrjedhojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për marrëveshjen detare për detin, firmosur në vitin 2009.

Akuza: Plani i PS në Sarandë, të zhvendosë varrezat pasi tokën e kanë kërkuar 2 oligarkë

Postuar në 08 Maj, 2023 12:47

Deputetja Ina Zhupa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se një nga planet e Partisë Socialiste është që të zhvendosin varrezat në qytetin e Sarandës pasi tokën e kanë kërkuar dy oligarkë për të  bërë komplekse. Sipas Zhupës, kjo është dhe arsyeja e mosrikandidimit të Gurmës, pasi ai nuk ka pranuar të firmosë për këtë zhvendosje, duke shtuar se ky plan do mbetet i parealizueshëm pasi bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

OBSh: Pandemia e CoVid-19 nuk është më emergjencë shëndetësore globale

Postuar në 05 Maj, 2023 18:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se pandemia globale e CoVid-19 nuk përbën më emergjencë shëndetësore.

Për më shumë se një vit pandemia ka pësuar një trend ulës, me imunitetin në rritje të popullsisë nga infektimi dhe vaksinimi, me vdekshmëri në rënie dhe rënie të presionit mbi sistemin shëndetësor…Ndaj deklaroj me shpresë të madhe fundin e CoVid-19 si emergjencë shëndetësore

Lojë e pistë europiane në Ukrainë me reformën në drejtësi!

Postuar në 04 Maj, 2023 15:27

Bashkimi Europian po mbyll sytë dhe arrin kompromise me Kievin zyrtar në kurriz të demokracisë vendase dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura gjyqësore. Shqetësimi ngrihet në një shkrim publikuar nga “Politico” nën autorësinë e anëtarëve drejtues të fondacionit “DEJURE”, Mykhailo Zhernakov dhe Stepan Berko si dhe Halyna Chyzhyk, eksperte e reformës në gjyqësor në Qendrën për Veprimin Antikorrupsion. Shkrimi hapet me një fjali kumbuese të një të “vërtete universal

Dallëndyshja e parë e Vetëgjyqësisë

Postuar në 01 Maj, 2023 19:41

Në një prononcim për MCN Tv, dy avokatë, Aurora Guska nga Kukësi dhe Albens tabaku nga Korça, kanë folur për pasojat e riorganizimit gjyqësor në Shqipëri, me finalen e vet, unifikikimin në Tiranë të Gjykatës së Apelit.

Mbi zhdukjen e Tiranës së Vjetër

Postuar në 29 Prill, 2023 14:29

Në një intervistë për "Arnautistan" studiuesi i njohur Ramazan Bogdani ka bërë një koment mbi zhdukjen e Tiranës historike, e cila "na dhemb" sië tha ai, "por është pjesë e jetës". Z. Bogdani e ka kaluar butë transformimin e Tiranës, që është padyshim Shkatërrim në një pikëpamje, i ardur jo nga Nevojat reale, por nga lakmia dhe imagjinata e sëmurë e disa pak individëve. 

Biznesi: T'i jepet akses medias në dosjet dhe të dhënat e procesit të prokurimeve!

Postuar në 11 Prill, 2023 16:12

Në një deklaratë të përbashkët Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Confindustria Albania dhe Dhoma Franceze e Tregtisë kanë kërkuar marrjen e masave nga qeveria për disa nga çështjet më të mprehta të marrëdhënieve shtet-operator privat. Duke u ndalur te klima e biznesit dhe fokusin në luftën kundër korrupsionit, aktorët në fjalë propozojnë ndër të tjera edhe:

Agresioni iranian/Zbardhet 5GB dokumentacion i DSIK

Postuar në 06 Prill, 2023 01:14

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot materiale të brendshme dhe jo vetëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifkuar. Në rrjedhën e hakerimit të sistemeve shtetërore ky përfaqëson ndoshta më kuriozin për shkak se në një seri shkresash vihet në dukje nevoja për marrje masash për sigurimin e informacionit në institucione, fizik dhe online, instalimi i sistemeve të reja, inspektimet e kështu me radhë. Ja p.sh një pjesë standard:

Edhe Drejtësia ka emra!

Postuar në 03 Prill, 2023 18:40

Me nisjen e seancës së gjykimit për krime lufte të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në ato që i quajnë “troje shqiptare”, një eufemizëm ironik i status quosë ky në Ballkanin laraman, një lloh avokatie publiçitare, politike dhe publike e tyre. 

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje