Në Vëmendje

Federata Botërore e Atletikës përjashton transgjinoret femra nga kategoria e Femrave

Postuar në 23 Mars, 2023 20:00

Federate Botërore e Atletikës ka përjashtuar nga garat për femra personat transgjinorë femra që kanë kaluar moshën e pubertetit si meshkuj. Pra që kanë qenë meshkuj deri në adoleshencë dhe mandej kanë ndryshuar gjininë. Presidenti i Federatës, Lord Coe ka deklaruar se janë marrë masa “për të mbrojtur kategorinë e femrave në sportin tonë”. Sipas tij diskutimi i zhvilluar ka konsideruar jo vetëm gjithëpërfshirjen, por edhe moscenimin e avantazheve të pandershme.

IA, qysh tani teknologjia kryesore që nga bomba atomike

Postuar në 02 Mars, 2023 20:10

Një ish-inxhinier i Google, Blake Lemoin, që mori vëmendje pas deklaratave se një njësi e Inteligjencës Artificiale krijuar nga kompania në fjalë, ka fituar ndjesi, ka autorizuar pak ditë më parë një opinion në «Neësëeek» përmes të cilit thekson se IA-Inteligjenca Artificiale është aktualisht krijimi teknologjik më i rëndësishëm që nga bomba atomike. Teksa prezanton veten në rolin e tij të dikurshëm në Google, si zhvillues softesh dhe i përfshirë në projektin e LaMDA, që punon mbi motorrin e chatbot, por mbi parime krejt të tjera, Lemoin shkruan se në bisedat me IA kuptoi se mund të kishte

A mund të shmanget pandemia e H5N1?

Postuar në 02 Mars, 2023 13:42

Revista shkencore “Nature” i kushton vëmendje së fundmi eventualitetit të një pandemie të re për njerëzimin. Asaj të shkaktuar nga gripi i shpenëve. Kjo nisur edhe nga parashikimet se një pandemic e tillë do të mund të kishte pasoja fatale në masë, krahasuar edhe me pandeminë e CoVid-19. Një djalë 11 vjeç p.sh vdiq në Kamboxhia pasi u prek nga gripi i shpendëve, ndërkohë që është raportuar se virusi ka lëvizur nga një specie gjitarësh te një tjetër dhe ka shkaktuar vdekje në masë te shpendët dhe luanët e detit në Peru.

Putin gjykohet nëse kriminalizohet akti i "luftës së agresionit"

Postuar në 27 Shkurt, 2023 15:48

 

Foto/Po Edi pse nuk u takua me krerët e shteteve?

Postuar në 19 Shkurt, 2023 14:35

Nga Konferenca e Munihut, "ariu fotgraf" dërgoi foto me takime me drejtues të ndryshëm, por jo me krerët e shteteve më të rëndësishëm, as sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken. Jo se ka ndonjë rëndësi kushedi se çfarë, por një mburravec patologjik e vuan këtë shmangie, që në të dyja rastet na i ka bërë "politikë të jashtme" shtetërore. 

CNN: Dosja shqiptare e McGonigal shumë më e rëndë për FBI-në sesa lidhjet e tij me Deripaskën

Postuar në 06 Shkurt, 2023 18:38

CNN i ka lënë hapësirë sot çështjes McGonigal, duke mbajtur në vëmendje karrierën e tij, referencat e kolegëve dhe dëmin eventual të shkaktuar prej bashkëpunimt të tij. Duhet thënë se çështja në fjalë po merr drejtimin nga hetimi i korrupsionit, jo spiunazhit dhe që këtu vjen në vëmendje adresa shqiptare e Charles McGonigal.

Cani kundër Shqipërisë, ose kur një qeveri bëhet gazi i botës

Postuar në 29 Janar, 2023 18:07

Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut për Besnik Canin, rrëzuar në procesin e vettingut në detyrën e prokurorit. Çështja ka interes madhor për atë që zbulon brenda merimangës së të të ashtuquajturit sistem drejtësie në halenë e hartës politike të Europës me emrin Shqipëri. Parashtrimi i çështjes në zanafillë lidh skanimin e Besnik Canit me legjitimitetin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, krijuar në suazën reformës së drejtësisë, si një organ i atashuar pranë Gjykatës Kushtetu

2023, Europa vendos autorizimin për të hyrë në Zonën Shengen

Postuar në 16 Janar, 2023 16:28

Sistemi i ri i kontrollit të hyrjeve në BE po përgatitet dhe ai pritet të hyjë në fuqi në muajin maj. Medait hollandeze shkruajnë se ndryshimet e bëra, çdo shtetas që do të hyjë në zonën e BE-së do të regjistrohet në një sistem të ri kontrolli dhe gjashtë muaj më vonë, pra diku nga muaji nëntor, shtetas si shqiptarët do të detyrohen të aplikojnë për një autorizim udhëtimi në rrugë digjitale.

Tërmet me magnitudë 5.2 godet Shqipërinë

Postuar në 15 Janar, 2023 22:47

Një tërmet i raportuar me magnitudë 5.2 ka goditur Shqipërinë. Lëkundjet raportohen të jenë ndjerë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Pogradec, por edhe Mal të Zi. Epiqendra raportohet në afërsi të Matit.

Paslëkundjet kanë vijuar të paktën Tiranë.

Jetojmë në një botë ku mbizotëron korrupsioni

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 12:54

Ky është mesazhi ynë për COP27. E vetmja mënyrë që të kufizojmë ndryshimet klimatike, është të punojmë me qeveritë. Por, kjo është e pamundur. Mbasi problemi janë vetë qeveritë. Çfarëdo që bëjnë, shkakton ndryshim klimatik. Problemi është korrupsioni në shkallë ndërkombëtare. Sepse vetë kapitalizmi është një sistem ekonomik i korruptuar. Çdo njeri që voton, voton për sistemin që merr paret nga të varfërit dhe ua jep të pasurve. Gjithçka që bëjnë qeveritë kapitaliste është e gabuar. Borxhi ndërkombëtar është sot mbi 300 triliardë.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje