Jetojmë në një botë ku mbizotëron korrupsioni

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 12:54

Ky është mesazhi ynë për COP27. E vetmja mënyrë që të kufizojmë ndryshimet klimatike, është të punojmë me qeveritë. Por, kjo është e pamundur. Mbasi problemi janë vetë qeveritë. Çfarëdo që bëjnë, shkakton ndryshim klimatik. Problemi është korrupsioni në shkallë ndërkombëtare. Sepse vetë kapitalizmi është një sistem ekonomik i korruptuar. Çdo njeri që voton, voton për sistemin që merr paret nga të varfërit dhe ua jep të pasurve. Gjithçka që bëjnë qeveritë kapitaliste është e gabuar. Borxhi ndërkombëtar është sot mbi 300 triliardë. Zhvillimi është i barazvlefshëm me rritjen e borxhit dhe të korrupsionit.

Ajo që kërkojmë është: Nëse vendosni të ndërmerrni një angazhim, duhet të integrohet në korniza ligjore. Në COP26 të vitit të kaluar, SHBA, Britania, Korea dhe Norvegjia mes të tjerash, u angazhuan që të ofrojnë 500 milionë në Kongo që të ruajnë pyllin tropikal. Asnjë nga shtetet nuk e mbajti “premtimin”.

Aktualisht, tokat e Kongos janë në proces shitjeje ndaj çdokujt që bën një ofertë. Në janar do të shpallen emrat që kanë dhënë oferta. Sa e gabuar që është kjo ekonomi! Ekonomia e vërtetë mbështetet në vlerën e tokës. Ligji në Kongo thotë se që të kryhet një shitje e tillë, duhet të pyetet dhe të jenë dakord autoktonët. Greenpeace thotë, që kjo nuk u bë. Askush prej tyre nuk u informua. Kjo do të thotë, që një milion njerëz do të dëbohen nga tokat e tyre. Ç’do bëhet me këta njerëz? Ky është një shembull ekonomie të gabuar. Jetojmë në një botë ku mbizotëron korrupsioni. Përdorni ligjin që të na ndihmoni të “anulojmë” ligjin. Pylli tropikal i Kongos iu shit kompanive të naftës përmes një procedure të paligjshme. Po heqim oksigjenin tonë. Çfarë ka mbetur në këtë planet është thirrja jonë më e epërme, që duhet të mbrohet prej të gjithëve.

Përmes fondacionit të saj “The Vivienne Westwood Foundation”, figura udhëheqëse e modës botërore, stilistja Vivienne Westwood, pak kohë para se të ndërronte jetë, dërgoi mesazhin e saj në COP27 për klimën.

Përktheu: Eleana Zhako

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.