OBSh: Pandemia e CoVid-19 nuk është më emergjencë shëndetësore globale

Postuar në 05 Maj, 2023 18:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se pandemia globale e CoVid-19 nuk përbën më emergjencë shëndetësore.

Për më shumë se një vit pandemia ka pësuar një trend ulës, me imunitetin në rritje të popullsisë nga infektimi dhe vaksinimi, me vdekshmëri në rënie dhe rënie të presionit mbi sistemin shëndetësor…Ndaj deklaroj me shpresë të madhe fundin e CoVid-19 si emergjencë shëndetësore

është shprehur drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pandemia u shpall emergjencë shëndetësore ndërkombëtare e nivelit më të lartë më 30 janar 2020.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.