Dallëndyshja e parë e Vetëgjyqësisë

Postuar në 01 Maj, 2023 19:41

Në një prononcim për MCN Tv, dy avokatë, Aurora Guska nga Kukësi dhe Albens tabaku nga Korça, kanë folur për pasojat e riorganizimit gjyqësor në Shqipëri, me finalen e vet, unifikikimin në Tiranë të Gjykatës së Apelit.

Afatat për shkak të mungesës së trupave të gjyqtarëve, disatancat e vendosura që përkthehen në kosot, janë disa prej problemeve kryesore që evidentohen si elementët e parë të asaj që dy juristët e quajtën një reformë totalisht të dështuar. Nëse sheh me vëmendje të dhënat kuptohet se mungesa e shërbimit juridik, si fillim për mbingarkesë, mandje për shkak ta pastrimeve nga vettingu dhe tani me reformën organizative të Apelit, prodhon si efekt të pritshëm humbjen e besimit tek institucionet e ca më keq, te vetë drejtësia.

Albens Tabaku tërhoqi vëmendjen te rasti i hedhjes në erë të hotelit në Sarandë, të cilin e quajti “dallëndyshja e parë e vetëgjyqësisë”, në kushtet kur kaosi i krijuar me dorën e shumicës, përcjell mesazhin se drejtësi nuk ka.

Mundet që të jetë një interpretim subjektiv, por ai vjen nga një njeri i terrenit, që përballet përditë me funksionimin e drejtësisë jo si statistikë, por si problem që ka brenda farën e konfliktit social. Është thënë shpesh se pandëshkueshmëria dhe mungesa e sigurisë juridike, janë tashmë probleme endemike të shoqërisë sonë, jo vetëm një sistemi. Duket se me shkërmoqjen formale të sistemit të rregullave që pavarësisht sesi funksiononin, qëndronin në këmbë si parandalues, këto dy aspekte janë shndërruar në interes të një pjese të klasës politike e cila siguron te kaosi perspektivën e vet. Përndryshe është katastrofike për logjikën nëse ekipit që gatoi këtë reforma ta ketë bërë atë me synime pozitive por thjesht: kaq dinte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.