Agresioni iranian/Zbardhet 5GB dokumentacion i DSIK

Postuar në 06 Prill, 2023 01:14

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot materiale të brendshme dhe jo vetëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifkuar. Në rrjedhën e hakerimit të sistemeve shtetërore ky përfaqëson ndoshta më kuriozin për shkak se në një seri shkresash vihet në dukje nevoja për marrje masash për sigurimin e informacionit në institucione, fizik dhe online, instalimi i sistemeve të reja, inspektimet e kështu me radhë. Ja p.sh një pjesë standard:

Përfundimi është që doli çdo gjë sheshit.

DSIK është institucioni që kryen verifikimin e subjekteve të Vetting dhe në materiale ka raporte mbi verifikimet e kryera, grupet e punës së ngritur me numër protokolli, data të procesit, përbërjen e Grupit të Punës. Një ndër dokumentet është edhe ai me titullin : "Dokument strategjik për kryerjen e procesit të vlerësimit kalimtar në strukturat Policia e Shtetit, SHÇBA, Garda e Republikës” në hyrje të të cilit pranohet se:

Nga analiza e kryer, nga grupi i punës i ngarkuar për përgatitjen e kuadrit normativ dhe rregullator për procesin e rivlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, vihet re se integriteti dhe profesionalizmi i punonjësve nuk është në nivelet e duhura për standardin e kërkuar nga punonjësit e këtyre institucioneve.

Në analizë theksohet gjithashtu se mekanizmat e kontrollit dhe vlerësimit nuk janë në gjendje të sigurojnë një kontroll objektiv, të paanshëm dhe të saktë të figurës, pasurive apo profesionalizmit të këtyre punonjësve

Siç e dimë vetting në këto struktura DËSHTOI! Ne nuk kemi asnjë reagim nga shteti shqiptar mbi këtë që shohim. Dhe me shteti hyn edhe opozita, qoftë pse nuk duket se ka rëndësinë politike që duhet të kishte, qoftë sepse ruajtja e profilit të ulët për këtë çështje duket se ka konsensus. Por të dhënat vazhdojnë rrjedhin dhe një raport tërësor për këtë që ndodhi ne nuk e kemi pavarësisht kundërofensivës që nisi me vrull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.