Akuza: Plani i PS në Sarandë, të zhvendosë varrezat pasi tokën e kanë kërkuar 2 oligarkë

Postuar në 08 Maj, 2023 12:47

Deputetja Ina Zhupa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se një nga planet e Partisë Socialiste është që të zhvendosin varrezat në qytetin e Sarandës pasi tokën e kanë kërkuar dy oligarkë për të  bërë komplekse. Sipas Zhupës, kjo është dhe arsyeja e mosrikandidimit të Gurmës, pasi ai nuk ka pranuar të firmosë për këtë zhvendosje, duke shtuar se ky plan do mbetet i parealizueshëm pasi bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

Një nga planet që kanë për bashkinë Sarandë dhe që nuk do ndodhi është të zhvarrosnin të vdekurit, është plan të marrin varrezat dhe t’i spostojnë pasi tokën e varrezave e kanë kërkuar dy oligarkë për të bërë komplekse.

Ky është plani i parë që do firmoste Olti nëse do merrte bashkinë. E provoj me faktin që është marrëveshje që duhet të ishte firmosur nga Gurma dhe kjo është arsyeja pse nuk e rikandiduan se nuk pranoi të firmoste spostimin e varrezave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.