Macronizëm/Nuk i takon KE-së të dijë si menaxhon Franca policinë e vet

Postuar në 07 Korrik, 2023 13:29

Presidenti francez, Emmanuel Macron, një vizionari në retorikë dhe të cilit i pëlqen të japë këshilla, të urdhërojë e të duket se po shkruan historinë, nuk i pëlqen fare që ta kritikojnë. Djali i llastuar i Parisit ka replikuar përmes sekretarit të Shtetit për Europën, Laurence Boone, duke deklaruar se:

Nuk i takon Komisionerit të Drejtësisë së BE-së Didier Reynders apo KE-së të interesohet për mënyrën sesi Franca menaxhon forcën e vet policore

Kritikat ndaj sjelljes së policisë franceze u bënë javën e kaluar edhe nga UNHCR-ja që ka bërë thirrje që Franca të adresojë seriozisht problemet e racizmit dhe diskriminimit të agjencive ligjzbatuese, ndërkohë që France24, ka vënë në dukje se dhuna e madhe që ka shpërthyer së fundmi lidhet jo me një episod, por me realitetin e segregimit social dhe ekonomik të shtresave të tëra të shoqërisë, kryesisht pasardhës të emigrantëve që janë thuajse të përjashtuar nga mundësitë në këtë vend.

Mirëpo Macron, që jep leksione anembanë dhe që nuk qullos thuajse asnjëherë ndonjë gjë – ka shumë të tillë sot – nuk ka dëshirë të dëgjojë nga ajo anë. Ai është ndoshta lideri i parë perëndimor që ka folur për rrezikun që sjellin mediat sociale në protesta dhe ka kërkuar ndalimin e tyre. Nëse një gjë e tillë do ndodhte në Turqi, Kinë apo Rusi, mediat do shpërthenin në akuzën se autokracitë censurojnë. Sot jemi në Francën e Lirisë dhe Barazisë dhe mediat janë element subversive ndaj demokracisë.

Dhe vijmë këtu në një aspekt themelor të kohës së sotme: kriza si këto nuk po kanë një përgjigje. Dhe për rrjedhojë ato kanë detyruar elitat që qeverisin të tradhëtojnë edhe formalisht parimet mbi të cilat ngrejnë narrativën e tyre. Një prej tyre: Barazi para ligjit. Jo, kjo është tepër. Në këtë botë ka disa që janë më të barabartë se disa të tjerë. Dhe e ashtuqujtura demokraci hyn në një dishezë pa kthim, një kurth strategjik që buron nga ndryshimi i përparësive: Siguria, pastaj të drejtat.

Po si shkon ajo thënia e vjetër: Kush dëshiron të lëshojë Lirinë për Sigurinë, nuk do të ketë dhe nuk meriton asnjërën prej tyre.

s.zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.