bota
Macron ndryshon "fshehurazi" flamurin francez
Flamurit francez i është bërë një ndryshim prej një viti. Megjithatë, pak është vënë re. Flamuri ka ende tre ngjyrat blu-e bardhë-e kuqe, por bluja ka ndryshuar tonalitet. Ajo është zëvendësuar me një blu më të errët.
Vendimi për këtë ndryshim është marrë nga presidenti Emmanuel Macron në korrik të vitit 2020 dhe ka provokuar debate në Elize.
Më i fuqishëm se çdo gjë tjetër, IBM krijon procesorin kuantik
IBM ka krijuar një procesor kuantik, i cili e tejkalon disa herë punën që mund të bëjë një kompjuter tradicional. Procesori i ri Eagle mund të trajtojë 127 kubit, një masë e fuqisë llogaritëse kuantike.
“Është më i fuqishëm se çdo gjë tjetër”, thotë CEO i IBM, Arvind Krishna, për Axios në HBO.
Austria: "Kamp përqendrimi" për të pavaksinuarit
Miliona austriakë që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën do të vendosen në karantinë. Masa e re e marrë nga qeveria hyn në fuqi nga e hëna dhe vjen pas një rritjeje të infeksioneve në nivele rekord dhe mbipopullim në njësitë e kujdesit intensiv, raporton Reuters.
Aleksandria rrezikon të zhytet në ujë
Aleksandria në Egjipt është ndër qytetet e para që rrezikohet nga ngitja e nivelit të deteve. Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP 26) të mbajtur në Glasgoë ishte kryeministri britanik, Boris Johnson ai që e ngriti i pari alarmin.
#Metoo pushton median franceze
Media franceze është përfshirë nga skandali, pasi shtatë gazetare akuzuan për për sulm seksual dhe përdhunim moderatorin e TF1, Patrick Poivre d'Arvor. Rasti i hapi rrugë një lumi denoncimesh në rrjetet sociale për ngacmimet dhe abuzimet në industrinë e medias.
"Ngacmim seksual, poshtërim, diskriminim, shfrytëzim. Thjesht forca për të treguar, edhe pse në pikën më të ulët të jetës time, është njëfarë fitoreje", shkroi gazetarja Tiphaine Blot.
“Rrezikojmë të kthehemi në epokën e Luftës së Ftohtë”
Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëron se tensionet në rajonin Indo-Paqësor mund të kthejnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë.
Deklarata e tij vjen disa javë pasi SHBA, Britania dhe Australia njoftuan një aleancë të re sigurie në rajon, e cila I jep mundësi edhe Australisë të ndërtojë nëndetëse bërthamore. Kina e ka kritikuar ashpër marrëveshjen.
Në një video të regjistruar paraprakisht me Samitin e APEC, i cili po mbahet nga Zelanda e Re në një format virtual, Xi tha se përpjekjet për të vënë kufij në rajon përgjatë vijave ideologjike ose gjeopolitike do të dështonin.
BE arrin marrëveshjen për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Bjellorusi
Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje në parim për të zgjeruar kuadrin ligjor të sanksioneve kundër Bjellorusisë për ata që favorizojnë kontrabandën e paligjshme të emigrantëve në Bashkimin Evropian.
Lajmin e bën të ditur ANSA, duke iu referuar disa burimeve diplomatike evropiane.
Të gjithë shtrohen te Nusreti (VIDEO)
Tundimit të një darke që kushton sa qimet e kokës në restorantin e turkut Nusret, njerëzit e politikës nuk i rezistojnë dot. Por edhe vetë kuzhinieri më i famshëm në botë nuk i reziston dot tundimit për t’ia treguar këtë botës.
Videoja e një zyrtari të rangut të lartë nga Partia Komuniste në Vietnam, i cili ka porositur biftek të mbuluar me ar ka shkaktuar zemërim te miliona njerëz, në një kohë kur vetë vendi nga ai vjen po përballet me mungesë ushqimi dhe përkeqësim të shkallës së varfërisë në mes të pandemisë.
Francë, Kisha do të dëmshpërblejë viktimat e abuzimit seksual
Konferenca e Peshkopëve të Francës (CEF) njoftoi sot se Kisha Katolike Franceze do të kompensojë 216 000 viktimat e abuzimit seksual duke shitur pjesërisht pasuritë e saj.
Më 5 tetor, Komisioni i Pavarur Francez për Abuzimin Seksual në Kishë (ICSA) publikoi një raport monumental që zbulon shkallën e abuzimit seksual të fëmijëve në duart e njerëzve të Kishës Katolike Franceze.
Në Europë nis të përhapet gripi i shpendëve
Disa vatra infeksioni të gripit të shpendëve, H5N1, një sëmundje shumë ngjitëse, janë shfaqur nëpër fermat e Polonisë, duke prekur mbi gjysmë milioni zogj. Një shpërthim i ngjashëm u konfirmua edhe në Angli të hënën.
Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) i zbuloi rastet në Poloni të hënën dhe njoftoi se pesë u dokumentuan vetëm në pjesën lindore të vendit.
Gati 650 000 shpendë në fermat e vendit janë kontaminuar me gripin e shpendëve, bëri të ditur OIE.
