bota

Kina: Lituania do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Postuar në 24 Dhjetor, 2021 13:03

Kina kërcënon Lituaninë se do ta çojë në koshin e plehrave të historisë. Ky kërcënim vjen pasi shteti i vogël evropian sfidoi Pekinin duke lejuar Tajvanin të hapte një zyrë përfaqësuese në kryeqytetin Vilnius. Lituania, me një popullsi prej 3 milionë banorësh, u shkëput nga fqinjët evropianë duke njohur zyrtarisht Tajvanin, ishulli që vetëqeveriset, por që Kina pretendon se i përket.

Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit  

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 19:44

Një pyetje mbi Ukrainën provokoi nervat e presidentit rus, në konferencën që ai mban rregullisht çdo fundvit, një event zakonisht i parashikueshëm. Një gazetar i Sky News e pyeti Putinin nëse Moska mund të japë garanci dhe të premtojë se nuk do ta pushtojë fqinjin e saj.

“Ju po kërkoni garanci nga ne? Jeni ju që duhet të na jepni garanci. Menjëherë. Tani! Dhe të mos e flasim më për dekada.”

Ditët e fundit, Ukraina publikoi disa imazhe të marra nga sateliti, të cilat tregojnë shumë forca ruse të vendosura në kufirin e saj.

Juncker: Rusinë e kemi ne fqinj, nuk kemi pse ndjekim udhëzimet e SHBA-ve

Postuar në 22 Dhjetor, 2021 18:22

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka një qasje tjetër nga ajo që mund të kenë shumë zyrtarë të lartë të Europës mbi Rusinë. Në një intervistë ekskluzive për "Groupe d'études géopolitiques", Juncker tha se BE duhet të angazhohet drejtpërdrejt me Rusinë, në vend që thjesht të mbështetet në marrëdhëniet Rusi-SHBA për të zgjidhur problemet e sigurisë së kontinentit të vjetër.

Zbulohet embrioni i një dinosauri 72-milionë vjeçar

Postuar në 22 Dhjetor, 2021 16:28

Një studim i ri mbi një embrion 72-66 milionë-vjeçar, i gjetur brenda një veze të fosilizuar dinosauri, hedh dritë mbi lidhjen midis sjelljes së zogjve modernë dhe dinosaurëve. Embrioni, i quajtur Baby Yingliang, u zbulua në shkëmbinjtë e Kretakut të Vonë të Ganzhou, në Kinën jugore dhe i përket një dinosauri theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur.

Kafshët e mëdha u shfarosën nga dora e njeriut 1.5 milion vjet më parë

Postuar në 22 Dhjetor, 2021 14:16

Ne i kemi shfrytëzuar burimet natyrore në maksimumin e tyre që në fillesat e njerëzimit. Qindra mijëra vite më parë, njeriu i hershëm gjuante kafshët më të mëdha për t’u ushqyer. Pas shfarosjes së këtyre të fundit, ata kaluan te kafshët më të vogla, për t’u zhvendosur më pas te bujqësia, e cila shënoi edhe fillesat e qytetërimit.

Ngrohja globale rrezikon "polin e tretë" të akullnajave

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 17:17

Ngrohja globale ka përshpejtuar ritmin e shkrirjes së akullnajave në majën më të lartë të botës. Një studim i kryer së fundmi konkludon se akulli në Himalaja po shkrin me një ritëm të tillë që rrezikon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.

Një majtist me origjinë kroate zgjidhet president i Kilit

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 13:44

Gabriel Boriç pritet të marrë drejtimin e presidencës në Kili, pas një fitoreje të qartë përballë rivalit Jose Antonio Kast. Me një diferencë prej të paktën 10%, ai është shpallur fitues dhe do të marrë zyrtarisht detyrën më 11 mars 2022.

Boriç vjen nga e majta dhe është zotuar se do të luftojë kundër projekteve të dëmshme për mjedisin, ndër të cilat janë minierat e bakrit dhe arit, raporton CNN. "Duke shkatërruar botën, ne po shkatërrojmë veten. Ne nuk duam më projekte që po shkatërrojnë vendin tonë, komunitetin tonë," tha ai.

Tërmeti i lirës trondit ekonominë turke, Erdoganit i kthehen kundër bizneset e mëdha

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 12:01

Lira turke vijon rënien e lirë. Kjo e fundit u thellua akoma më shumë sot, pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përmendi fenë myslimane si shkak për mosngritjen e normave të interesit për të stabilizuar monedhën.

Erdogan e ka shtyrë bankën qendrore të ulë ndjeshëm kostot e huamarrjes pavarësisht se norma vjetore e inflacionit është rritur në më shumë se 20 për qind.

Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit me 30 përqind ose më shumë në muajt e ardhshëm.

Libani drejt marrëveshjes me FMN-në

Postuar në 19 Dhjetor, 2021 23:46

Libani mund të dalë nga kriza nëpërmjet mbështetjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Marrëveshja pritet midis janarit dhe shkurtit, bëri të ditur televizioni libanez, Al Jadeed, duke cituar zëvendëskryeministrin.

Saadeh al-Shami citohet të ketë thënë se komiteti ministror ka rënë dakord me guvernatorin e bankës qendrore për një shifër prej 69 miliardë dollarësh për humbjet në sektorin financiar.

FMN do ta shqyrtojë këtë kërkesë, një hap ky që shihet vendimtar për qeverinë e Libanit, e cila kërkon të negociojë një program mbështetjeje.

Italia ashpërson masat, kërkohet tampon për të vaksinuarit

Postuar në 19 Dhjetor, 2021 16:55

Në vigjilje të festave të fundvitit, Italia do të ashpërsojë masat kundër Covid-19. Corriere della Sera zbulon disa prej masave që pritet të miratohen në mbledhjen e qeverisë më 23 dhjetor. Përtej detyrimit për të poseduar një pasaportë vaksinimi, individëve që e kanë bërë vaksinën do t’u kërkohet edhe tampon në hyrje të mjediseve festive me shumë njerëz.

Pages

Subscribe to RSS - bota