bota

Diplomacia e vaksinës, Erdogan premton 15 milionë doza për Afrikën

Postuar në 18 Dhjetor, 2021 13:32

Turqia do të dërgojë 15 milionë doza të vaksinës Covid-19 në Afrikë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një samit të madh të liderëve të kontinentit tha se numri i vogël i vaksinimit është njollë për njerëzimin.

Ankaraja ka investuar shumë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe diplomatike me kontinentin më të varfër të botës gjatë qeverisjes së Erdoganit si kryeministër dhe më pas president që nga viti 2003.

EMA autorizon përdorimin e pilulës anti-Covid

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 23:09

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) autorizon përkohësisht përdorimin e pilulës anti-Covid-19 të prodhuar nga Pfizer, Paxlovid. Pilula mund të përdoret nga të rriturit e prekur nga Covid-i, që nuk kanë nevojë për oksigjen, por që rrezikojnë të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, raporton Le Monde.

Presidenti bullgar: Heqim veton nëse Maqedonia e Veriut ndryshon Kushtetutën

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 14:03

Bullgaria do të vijojë të mbajë veton ndaj Maqedonisë së Veriut sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Në një intervistë për Euractive, presidenti bullgar, Rumen Radev, e kushtëzon heqjen e vetos me ndryshime kushtetuese që duhen bërë nga ana e Maqedonisë së Veriut. Si arsye të vetos, Radev përmend mospërmbushjen e angazhimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në vitin 2017, në kuadër të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.

Omicron nxjerr jashtë loje greenpass-in europian?

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 17:42

Varianti i ri i Covid-19 ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen për lëvizjen mes 27 vendeve të Bashkimit Europian. Omicron, akoma më ngjitës se varianti Delta, ka rezultuar edhe më rezistent ndaj vaksinës, çka ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e pasaportës së vaksinimit si kriter për të lëvizur lirshëm brenda BE-së.  

Omicron tani po kërcënon të thyejë konsensusin e “brishtë” që kanë arritur vendet anëtare të BE-së, shkruan Politico.eu.

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 19:59

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gjeorgjiani me etni çeçene në një park të Berlinit në vitin 2019. Vendimi për dëbimin erdhi pasi gjykata konkludoi se vrasja ishte kryer me urdhër të Moskës, raporton France 24.

Mitsotakis: Kriza e lirës mund të vërë në rrezik stabilitetin e rajonit

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 14:21

Greqia ia ka frikën përhapjes së krizës së monedhës turke. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” është shprehur se kriza valutore e Turqisë përbën një rrezik për stabilitetin e gjithë rajonit. Mitsotakis i kërkoi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të shmangë politikat që minojnë paqen midis fqinjëve të Egjeut.

Shkenca konfirmon Drakulën

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 09:36

Një ekip studiuesish kanë zbuluar prova të reja se gjaku i të rinjve mund të jetë sekreti për të mos u plakur.

Pilula për trajtim në shtëpi, Pfizer konfirmon efektivitetin e Paxlovid

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 09:24

Një medikament i ri që trajton Covid-19 është testuar me sukses. Paxlovid, i prodhuar nga Pfizer, rezultoi efektiv në analizën përfundimtare të provës klinike të Fazës 2/3. Ilaçi i ri parandaloi në 89 për qind të rasteve që persona me rrezik të lartë nga Covid-19 që të shtroheshin në spital ose të përfundonin në fatalitet.

Zuckerberg nuk i do homonimet, 60 milionë dollarë për të blerë bankën Meta

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 16:01

Meta Platforms Inc (FB.O), kompania që ka në pronësi Facebook, ka blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O). Marrëveshja me vlerë 60 milionë dollarësh për të blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O), u konfirmua hënën nga zëdhënësit e dy kompanive.

Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 14:20

Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.  “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.

“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.

Pages

Subscribe to RSS - bota