bota
"Në mars mund të përfundojë pandemia, por jo Covid-i"
Fundi i pandemisë së Covid-19 do të jetë në mars. Ky është parashikimi i dr. Christopher Murray, i konsideruar ndërkombëtarisht si "guru" i projeksioneve për ecurinë e pandemisë. Ai është drejtor i Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit dhe ka zhvilluar modele mbi evolucionin e pandemisë për vende të ndryshme të botë.
Covid-19/ Nga prezervativët, te kateterët
Pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në industrinë e produkteve që kanë të bëjnë me seksin. Nëse pothuajse dy vjet mbyllje i orientuan njerëzit drejt indrustrisë porno dhe lodrave të seksit, mbyllja e shtëpive publike dhe hoteleve uli në mënyrë drastike kërkesën e tregut për profilaktikë.
Papa paralajmëron për rreziqet e "cancel culture"
Papa Françesku kritikon mohimin apo rishkrimin e historisë sipas standardeve të sotme, një fenomen i dy viteve të fundit që njihet ndryshe me termin kulturë e anulimit.
Në një fjalim para një grupi diplomatësh, Ati i Shenjtë tha se kriza e besimit në diplomacinë shumëpalëshe ka çuar në "axhenda të diktuara gjithnjë e më shumë nga një mentalitet që hedh poshtë themelet natyrore të njerëzimit dhe rrënjët kulturore që përbëjnë identitetin e shumë popujve".
Kryhet me sukses transplanti i parë i zemrës së modifikuar gjenetikisht
Zemra e modifikuar gjenetikisht e një kafshe u transplantua për herë të parë me sukses te një njeri. Pacienti është 57-vjeçari David Bennett, i cili ishte skualifikuar si përfitues i një transplanti me procedurë standarde. Organi i ri në trupin e tij është zemra e një derri, e modifikuar gjenetikisht. Rasti provon se një procedurë e tillë mund të rezultojë me sukses në trupin e një njeriu, pa u refuzuar nga ky i fundit.
Ndahet nga jeta presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka ndëruar jetë. Sassoli ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit, për shkaktë një komplikacioni të rëndë si pasojë e mosfunksionimit të sistemit imunitar. Kreu i PE ndërroi jetë në spitalin e Avianos në Itali.
NSA-ja europiane/ Europol ka mbledhur 4 petabajt të dhëna në shkelje të ligjit
Europol do të duhet të fshijë një sasi të madhe të dhënash, të cilat janë mbledhur në shkelje të ligjit.
Gjykata kineze: Tradhtia nuk është arsye për divorc
Vendimi i një gjykate rrethi në Kinë ka hapur një debat të madh së fundmi. Gjykata në Shandong njoftoi në daqen e saj zyrtare se nuk do të pranonte kërkesa për divorc, nëse ato motivoheshin vetëm me tradhtinë bashkëshortore. Vendimi për të mos e njohur tradhtinë si shkak për ndarje motivohet me faktin se shumica e dashnorëve nuk jetojnë bashkë dhe në këto kushte, tradhtia nuk arrin të përmbushë standardin e "bashkëjetesës" që është pjesë e ligjeve kineze të divorcit.
Ftohja e zakonshme mbron nga Covid-19
Nivelet e larta të qelizave T nga koronaviruset e zakonshme të ftohjes mund të ofrojnë mbrojtje kundër Covid-19. Ky është përfundimi i një studimi të Kolegjit Imperial në Londër, i publikuar sot.
Imuniteti kundër Covid-19 mbetet një çështje komplekse dhe ndërsa ka prova të zvogëlimit të niveleve të antitrupave gjashtë muaj pas vaksinimit, qelizat T besohet gjithashtu se luajnë një rol jetësor në sigurimin e mbrojtjes.
Refugjatët e vaksinës
Ata që kanë parashikuar emigracionin klimatik, nuk u ka shkuar ndonjëherë në mend se ai do të paraprihej nga emigracioni i vaksinës. “Der Spiegel” rrëfen historinë e një komuniteti të ri të ngritur rishtas në Bullgari: qytetarë gjermanë që janë larguar nga vendi i tyre për t’u shpëtuar masave anti-Covid dhe vaksinës, të cilat i konsiderojnë diktatoriale dhe në shkelje të të drejtave të tyre.
1.8 milionë vdekje në vit nga ajri i ndotur
Rreth 1.8 milionë vdekje dhe gati dy milionë raste të astmës i atribuohen ndotjes së ajrit për vitin 2019 në mbarë botën. Dy studime të publikuara në revistën “The Lancet Planetary Health” ngrenë alarmin për domosdoshmërinë e një strategjie për të përmirësuar ndotjen e ajrit dhe për të reduktuar ekspozimin ndaj emetimeve të dëmshme, raporton "Euractive". Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe fëmijët.
