bota
Zuckerberg nuk i do homonimet, 60 milionë dollarë për të blerë bankën Meta
Meta Platforms Inc (FB.O), kompania që ka në pronësi Facebook, ka blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O). Marrëveshja me vlerë 60 milionë dollarësh për të blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O), u konfirmua hënën nga zëdhënësit e dy kompanive.
Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë
Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën. “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.
“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.
Macron-Orban, një aleancë në prapaskenë?
Nga Hungaria nuk pritet progres në fushën e sundimit të ligjit, të paktën deri pas zgjedhjeve të prillit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e bëri një deklaratë të tillë pas takimit me kryeministrin Viktor Orbán në Budapest të hënën.
Orbán e ndau këtë vlerësim në konferencën e fundit për shtyp të samitit të Grupit të Vishegradit, gjatë së cilës u pa një raport i ngrohtë mes të dyve.
Talebanët i shtrijnë dorën Amerikës
Talebanët e ardhur në pushtet pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani pretendojnë se kanë ndryshuar. Ata thonë se duan marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe vendet e tjera.
"Brukseli nuk duhet të diktojë vaksinimin e detyrueshëm"
Këshilli i ardhshëm i BE-së, më 16-17 dhjetor do të diskutojë mbi vaksinimin e detyrueshëm. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, e cilësoi këtë momentin më të mirë për të shqyrtuar shtrirjen e vaksinimit me detyrim në vendet e Europës.
Duke iu referuar një deklarate të shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha javën e kaluar se është koha për të menduar për vaksinimin e detyrueshëm, Schinas theksoi se ajo "zgjodhi me shumë kujdes fjalët për të thënë se çështja e vaksinimit të detyrueshëm është në tryezë".
“Nuk i flas më, f**k him”
Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. "Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him", ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.
Londra i "dorëzon" Assange-in Amerikës
Qeveria amerikane fitoi sot në apel kundër një vendimi të gjykatës në Londër që kishte bllokuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nga Britania. Uashingtoni e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë, dhënë në janar të këtij viti. Gjykata e kishte ndaluar ekstradimin e Assange, me argumentin se 50-vjeçari australian rrezikonte të vetëvritej nëse do të transferohej në sistemin e drejtësisë amerikane.
Zelanda e Re ndalon duhanin për brezat e ardhshëm
Zelanda e Re synon të krijojë një gjeneratë që nuk pi duhan. Qeveria bëri të ditur planin e ri, sipas të cilit mosha e atyre që lejohen të blejnë cigare do të shkojë duke u rritur vit pas viti. Aktualisht, Zelanda e Re e ndalon shitjen e duhanit për moshat nën 18 vjeç. Por duke nisur nga viti 2027, mosha e lejuar do të fillojë të rritet.
Krahas kësaj, do të kufizohen hapësirat ku shiten cigare si edhe do lejohet shitja vetëm e atyre që kanë nivel të ulët nikotine.
Italia gjobit Amazon me 1.1 miliardë euro
Autoriteti i Konkurrencës në Itali ka gjobitur me 1.1 miliardë euro (1.3 miliardë dollarë) gjigantin e shitjeve online, Amazon. Kompania e Jeff Bezos është ndëshkuar për abuzimin me pozitën e saj dominuese në logjistikën e tregtisë elektronike. Gjoba shënon masën më të fundit që një vend i BE-së merr kundër teknologjisë së madhe amerikane në kontinentin e vjetër.
Le Pen – Zemmour, drejt një “martese me shkuesi"?
Komenti i një mbështetësi në një nga takimet elektorale të Marine Le Pen i dha zë pyetjes që mund t’u ketë lindur shumë francezëve
“Sikur të martoheshe me Eric”, tha një mbështetës i esktremit të djathtë ndërsa liderja e Bashkimit Kombëtar takohej me votuesit e saj në qytetin Vesoul.
Le Pen vuri buzën në gaz me idenë e martesës me kandidatin tjetër të ekstremit të djathtë, Eric Zemmour.
