bota
BE i vendos datë skadence pasaportës së vaksinimit
E shumëkërkuara pasaportë e vaksinimit si dokument i domosdoshëm për të lëvizur brenda BE-së bëhet me afat. Tashmë nuk do të mjaftojë fakti që je i vaksinuar dhe këtë e provon me dokumentin përkatës, pasi ky i fundit do të ketë afat skadence.
Bashkimi Evropian do të rekomandojë një afat kohor 9-mujor për vlefshmërinë e vaksinave kundër Covid-19 për udhëtimet në bllok dhe njëkohësisht do të propozojë trajtimin me prioritet të udhëtarëve të vaksinuar.
#MeToo shtrihet edhe në industrinë franceze të pornos
Katër vjet pasi nisi në Hollivud me producentin Harvey Weinstein, lëvizja #MeToo po shtrihet me shpejtësi në Francë. Javët e fundit, kanë qenë të shumta denoncimet e grave të mediave në adresë të kolegëve meshkuj. Përtej medias, denoncime të ngjashme po bëhen edhe në industrinë e pornos, ku kufijtë mes angazhimit me dëshirë në një akt seksual dhe detyrimit bëhen pak më të mjegullt.
Bota do të nisë të tkurret pas vitit 2064
Pas dy shekujsh rritjeje të paprecedentë, popullsia njerëzore do të fillojë të tkurret pas vitit 2064. Përfundimi del nga një studim i kryer nga një ekip i madh studiuesish në Institutin për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit. Gjetjet e studimit u botuan së fundmi në revistën shkencore “The Lancet”.
Barbados shkëputet përfundimisht nga Commonwealth-i
Barbados, ish-koloni britanike, do të këpusë javën e ardhshme edhe lidhjen e fundit me Britaninë për herë të parë pas 400 vitesh nga dita kur anija e parë angleze mbërriti në ishullin e Karaibeve. Në vend, festimet kanë nisur. Dita e fundit e nëntorit shënon largimin e mbretëreshës Elizabetë nga detyra e kreut të shtetit dhe emërimin e presidentes Sandra Mason.
SHBA/ Karriera në ushtri kushtëzohet me vaksinën anti-Covid
Kufizimet në karrierë po përdoren si formë për të nxitur vaksinimin në radhët e ushtrisë amerikane. Ata që refuzojnë vaksinën nuk do të mund të përfitojnë përtej gradës që kanë.
Në një memo që mban firmën e sekretares së Ushtrisë, Christine Wormuth, ushtarët në detyrë aktive, rezervistët dhe gardistët që refuzojnë vaksinën nuk do të kenë mundësi të riregjistrohen, të promovohen dhe shkollohen.
Biden do të kërkojë një mandat të dytë
Presidenti amerikan, Joe Biden, synon një mandat tjetër pas përfundimit të të parit. Pikëpyetjeve të ngritura shpesh lidhur me një mandat të dytë, duke u nisur kryesisht nga mosha e presidentit, u ka dhënë përgjigje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
"Ky është qëllimi i tij", u tha Psaki gazetarëve, duke konfirmuar raportimet sipas të cilave Biden u ka thënë këshilltarëve dhe stafit se planifikon të kandidojë përsëri në 2024.
"Armageddon" bëhet skenar real i NASA-s
Për herë të parë, NASA do të lëshojë në hapësirë një mision që ka për qëllim parandalimin e një katastrofe të mundshme për planetin. Plani në thelb është i njëjtë me skenarin e filmit “Armageddon”. Anija kozmike që lëshohet në hapësirë të mërkurën do të përplaset qëllimisht me një asteroid, në përpjekje për t’i ndryshuar orbitën. Kjo është hera e parë që njerëzimi bën një përpjekje të ndërhyjë në kinetikën gravitacionale të sistemit diellor. Qëllimi është testimi i një sistemi mbrojtës planetar që do të shmangte një fund të mundshëm të botës.
SHBA e pranon: Jemi mbrapa Kinës dhe Rusisë për raketat hipersonike
SHBA pranon se është mbrapa Rusisë dhe Kinës sa i takon kapacitetit të raketave hipersonike. Zv.shefi i forcave hapësinore, Gjeneral David Thompson, tha të shtunën se SHBA nuk ka ecur me të njëjtin hap në këtë drejtim. "Ne nuk jemi aq të avancuar sa kinezët apo rusët për sa i përket programeve hipersonike", tha ai në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada.
Frëngjishtja hapet për përemrin asnjanës, politika kundër
Futja në fjalorin e frëngjishtes e përemrit asnjanës “iel” ka sjellë kritika nga liderët politikë në vend. Përpjekja për të zgjeruar leksikun me fjalë që reflektojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse hapi një debat të ri në Francë.
“Le Robert” është një libër, të cilit i referohen pothuajse të gjithë kur është fjala për gjuhën frënge. Studiuesit e vendosën futjen e tij në fjalor pasi vunë re "një përdorim në rritje" të përemrit të vetës së tretë në "një grup të madh tekstesh të nxjerra nga burime të ndryshme".
Shefi i inteligjencës ukrainase: Rusia po përgatitet për sulm në janar
Përshkallëzimi i situatës në kufirin Rusi-Ukrainë mund të finalizohet me nisjen e një lufte. Një parashikim të tillë e bën shefi i inteligjencës ukrainase, gjeneral brigade Kyrylo Budanov, në një intervistë për Military Times.
Rusia ka vendosur në kufi me Urainën 92 mijë trupa dhe sipas Budanov planet janë për një sulm që mund të nisë në fund të janarit apo në fillim të shkurtit.
