Naked City
Çmimet “Emmy 2014”
Në teatrin “Nokia” në Los Angeles është organizuar ceremonia e 66 e çmimeve “Emmy”. Dy historitë më të mira në kategorinë e dramës dhe komedisë janë vlerësuar “Breaking Bad” dhe “Modern Family”.
Çmimi për aktorin më të mirë në serialet e komedisë ka shkuar për Jim Parsons, i cili është i katërti për të me “The Big Bang Theory”.
Ndërsa për serialin dramë është nderuar me çmimin e aktorit më të mirë Bryan Cranston për interpretimin në “Breaking Bad”.
5 klipet më të kushtueshme të të gjitha kohërave
Ndoshta mund të duket e çuditshme, por në fakt është e vërtetë.
Deri më tani artistët që kanë shpenzuar më shumë para për të realizuar një videoklip janë vetëm dy dhe pesë vendet e para i zënë vetëm ata.
Bëhet fjalë për Michael Jackson dhe Maddona.
Kritikët e muzikës, klipeve, ideatorët e tyre dhe emrat më të mëdhenj të momentit në këtë fushë kanë vlerësuar këta dy artistë si më profesionistët, përveç faktit që kanë shpenzuar shumë para për të arritur realizimin e duhur të klipeve të tyre.
“MTV Video Music Awards”, triumfon Miley Cyrus
Mbrëmjen e djeshme në Los Angeles është zhvilluar eventi i përvitshëm muzikor “MTV Video Music Awards”.
Nëse vitin e shkuar, Miley Cyrus kishte çuditur botën duke kërcyer “twerking”, këtë vit “vajza e keqe” e showbiznessit kishte vendosur të qëndronte në hije. Pavarësisht kësaj, Miley ka triumfuar duke u vlerësuar me çmimin “Videoja e Vitit”, me hitin “Wrecking Ball”.
Beyonce shpërthen në lot kur përqafohet me burrin dhe vajzën në skenë
Beyonce ka dhënë performancën më të bukur të jetës së saj natën e mbrëmshme në MTV Video Music Awards.
Këngëtarja që hapi numrin e saj me “Mine”, e shoqëruar me kërcimtarët dhe e veshur me kostumin e saj ekstravagant, magjepsi të pranishmit duke mbajtur fort titullin “Mbretëreshë”.
Ajo mori dhe çmimin Vanguard Awards ku iu prezantua nga bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Jay Z.
Ai sëbashku me vajzën e vogël Blue hipën në skenë ku u përqafuan dhe u puthën me Beyonce, ku ajo u emocionua duke shpërthyer në lot.
Ja çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të “MTV VMA”
Artistët pjesëmarrës në eventin “MTV VMA” kanë treguar në tapetin e kuq veshjet dhe kujdesin që kanë treguar për pamjen e tyre. Emra si Rita Ora, Beyonce, Jennifer Lopez, Taylor Sëift etj janë shfaqur rrezëllitëse gjatë ndarjes së këtyre çmimeve. Ajo çka ra në sy ishte Miley Cyrus nuk është shfaqur ekstragante si gjithnjë dhe që këngëtarja Taylor Swift ka treguar më tepër këmbët.
Emily drejt Hollywood'it
U bë e njohur me zhveshjen dhe rolin e saj në videon e famshme muzikore "Blurred Lines".
Kështu, modelja e shndërruar në aktore, Emily Ratajkowski, po dëshmon se mund të bëjë edhe më shumë.
Asaj i është besuar një rol në "Gone Girl" ku do të aktroj krahas Ben Affleck.
Rita i tregon Calvinit se çfarë ka humbur
Rita Ora i ka treguar Calvin Harris se çka ka humbur derisa ajo është fotografuar duke dalë nga një hotel në Hollywood me një fustan interesant
Për të po përflitet që është ende duke vuajtur ndarjen me Calvin Harris një gjë që po shihet edhe në publik, por sot Rita Ora i ka treguar DJ skocez se çfarë ka humbur ai.
Bukuroshja bionde e ka lënë Hollywoodin perëndimor, konkretisht një hotel derisa ka pasur të veshur një fustan që ka zgjuar vëmendjen e njerëzve aty pari.
Jennifer Lopez: Jo seks me këdo!
Aktorja, këngëtarja dhe së fundmi dhe krijuesja e një marke mode me emrin e saj, Jennifer Lopez është e famshme përveç të tjerave, për marrëdhëniet e saj të shumta të numër.
Gjatë një interviste për “Chelsea Handler”, Lopez është shprehur rreth ndarjes së saj me balerinin Casper Smart, si dhe për jetën e saj seksuale gjithashtu. Jennifer-i thotë se nuk është një femër që kryen marrëdhënie seksuale me këdo. Përkundrazi, ajo preferon lidhjet e qëndrueshme.
Ndërsa, sa i përket jetës sentimentale, këngëtarja ka theksuar se në këtë moment nuk është askush në jetën e saj.
Hapat e para të vogëlushes North West
Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West 13 muajshe ka nisur të ecë . Kjo është shfaqja e parë publike e hapave të para të North West. Vogëlushja është në objektivin e paparacëve ashtu sikurse e gjithë familja Kardashian.
Kim kishte veshur fund dhe këmishë xhinse edhe vajza e saj nuk mund të ishte jashtë tendencës e veshur rock në të njëtën linjë me mamin Kim.
Fenomeni Ronaldo po shijon pushimet me të dashurën
Një ndër ikonat e futbollit brazilian, fenomeni Ronaldo është fotografuar duke shijuar pushimet në plazhet e Formenteras së bashku me të dashurën Paula Morais. Pushimeve të Ronaldos i janë bashkuar edhe të afërmit e tij. Ai është në elitën e futbollit botëror, por koha kur ishte në super formë dhe me një fizik të admirueshëm ka përfunduar.
Ronaldo është fejuar në dhjetorin e vitit të shkuar. 37 vjeçari i propozoi të dashurës që është dj. Paula Morais në 28 vjetorin e ditëlindjes së saj.