Jennifer Lopez: Jo seks me këdo!

Aktorja, këngëtarja dhe së fundmi dhe krijuesja e një marke mode me emrin e saj, Jennifer Lopez është e famshme përveç të tjerave, për marrëdhëniet e saj të shumta të numër.
Gjatë një interviste për “Chelsea Handler”, Lopez është shprehur rreth ndarjes së saj me balerinin Casper Smart, si dhe për jetën e saj seksuale gjithashtu. Jennifer-i thotë se nuk është një femër që kryen marrëdhënie seksuale me këdo. Përkundrazi, ajo preferon lidhjet e qëndrueshme.
Ndërsa, sa i përket jetës sentimentale, këngëtarja ka theksuar se në këtë moment nuk është askush në jetën e saj.
Jennifer-i është martuar tri herë dhe ka pasur marrëdhënie me një numër jo të vogël meshkujsh gjatë karrierës së saj. Martesa e saj e parë e saj me kamerierin Ojani Noa daton më 22 shkurt të vitit 1997 dhe u divorcuan pas një viti.
Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ajo kishte një marrëdhënie me rreperin Sean Combs, i njohur atëherë si Puff Daddy.
Martesa e saj e dytë ishte me Chris Judd, një prej kërcimtarëve të trupës së saj. Ata u martuan në shtator 2001 për t'u divorcuar një vit më pas, kohë në të cilën ajo filloi të shoqërohej me Ben Affleck. Ata e njoftuan fejesën e tyre në tetor të vitit 2002 për t'i dhënë fund në janar të 2004-ës. Më pas ajo u përfshi në një lidhje romantike me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u martua në një dasmë sekrete më 5 qershor të 2004-ës dhe kanë edhe 2 fëmijë së bashku.
Add new comment