Naked City
Maqedoni: Prostitutat e kategorisë A, kërkojnë 300 euro për një natë.
Shumë prej modeleve dhe personaliteteve të njohura publike në Maqedoni, janë vizitore të rregullta të hoteleve ku shoqërohen nga VIP nga vendi ose të huaj.
Sportelistët kanë deklaruar për Libertas se janë dëshmitarë të aventurave të natës të këtyre personaliteteve të njohura.
Ata shpjegojnë se VIP-at e tillë të veshur elegantë, mbajnë syza të zeza dhe përpiqen të mos zbulojnë identitetin e tyre teksa porosisin dhomat në hotele.
Sportelistët shpjegojnë se vajzat e kategorisë së lartë zakonisht qëndrojnë nga një orë ose dy orë, por ka raste kur rrinë gjatë gjithë natës.
Nëna e zezë lind fëmijën e bardhë – rast 1 në 1 milion!
Kur infermieret ia sollën Catherine Howarthit beben e saj të re, ajo ishte e bindur se ia kanë sjellë një fëmijë të tjetërkujt.
Djali i vogël ishte krejtësisht i bardhë – ndërsa nëna e re Catherine ka lëkurën e errët të zezë pasi ka prejardhje nga Nigeria.
Por, me këtë fakt nuk ishte befasuar vetëm e ëma.
“Infermierja më shikoi mua dhe e shikoi përsëri beben dhe sërish mua – as unë s’po mundja ta besoja”, thotë Catherine, 32-vjeçe.
“Mjekët na e konfirmuan se është rast jashtëzakonisht i rrallë”.
Metereologia quhet “e shëmtuar” në Facebook, ajo kthen përgjigje të papritur.
Femrat që japin motin, si çdo femër tjetër në profesionin e tyre, janë përfshirë disa herë nga fyerjet dhe nga njerëz që flasin për to dhe jetën e tyre pa u menduar. Metereologia e ABC news në SHBA Ginger Zee është vënë në qendër të vëmendjes teksa një burrë i ka shkruar asaj në profilin e saj në Facebook.
“U are the most ugly weather girl iv seen on tv. Don’t smile so much ur ugly”-i ka shkruar ai.
Dhe ajo ka bërë një status ku ka thënë se mund ta quajnë të shëmtuar sa të duan sepse ajo ka studiuar shumë dhe ka kaluar shumë stuhi që të mund të quhet e tillë.
E shpallin të vdekur, merr frymë pak para funeralit.
U deklarua i vdekur dhe ishte bërë gati për funeralin. I kishin vendosur pambuk në veshë dhe në gojë. Por, Valdelucio Goncalves, një brazilian 54 vjeçar, ishte i gjallë.
Gabimi i rëndë i mjekëve u kuptua nga vëllai i tij, i cili ishte duke i dhënë përshëndetjen e fundit të vëllait, para se të mbyllej akrivoli.
“Pashë se si kraharori i tij ngrihej dhe ulej, merrte frymë”, tha burri i shokuar. Tashmë familja e ka çuar çështjen në proces gjyqësor dhe kërkon shpërblim.
Ky është qytet! Të gjithë punojnë, rroga 1200 euro, qiraja 15 euro.
Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë. Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin. Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.
Balotelli serioz në lidhje
Anglia është vendi më joshës për të sjellë të dashuren apo dashurin tuaj. Ashtu kishte vepruar edhe Mario Balotelli i cili duket se shikonte për një shtëpi të re në veri, duke sjellë edhe të dashuren e tij belge.
Ish lojëtari i Milan ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin prej 16 milionë paundë.
Duket se Balotelli ka lënë jetën për një Don Zhuani dhe tani po kërkon të gjej lumturinë me të fejuaren e tij Fanny Neguesha.
Shakira e konfirmon: Jam shtatëzënë
Barku i saj nuk gënjen. Shakira është shtatëzënë.
Këngëtarja pret fëmijën e saj të dytë me të dashurin e saj Gerard Pique, sic e ka bërë të ditur ajo në Facebook.
"Po ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Faleminderit për të gjitha urimet dhe dëshirat tuaja", ka shkruar ajo të enjten.
Kim Kardashian kësaj radhe nuk nxjerrë të pasmet, por...
Ajo është e famshme për të ndjekur dhe përkushtuar tendencat më të fundit të modës.
Por Kim Kardashian theu këto rregulla dhe doli me një veshje më ndryshe duke nxjerrë këmbët dhe gjoksin.
Mbretëresha e TV dukej magjepsëse me një ansambël të bardhë të hapur në skaj të kofshës.
"Ndihem budallaqe kur bëj selfie"
Modelja me famë botërore dhe modelja e Victoria Secret, Rosie Huntington-Ëhiteley se ajo ndihet si budallaqe kur bën selfie.
Aktorja ka zbuluar se ajo ndihet e hutuar kur e fotografon veten.
"Unë ndihem një grimë si budallaqe kur publikoj një selfie. Por njerëzit e duan atë", ka thënë modelja bukuroshe.
Rihanna nuk është e interesuar për dashuri
Thuhet se ajo aktualisht është beqare.
Dhe duket se Rihanna aktualisht nuk është duke parë për të gjetur dashurinë e saj, por vetëm kënaqësi në natyrë.
25 vjeçarja ka postuar një seri të re fotografish me bikini duke treguar se çfarë bënte me një palë dylbi në një jaht në Sicili të Italisë, gjatë javës së kaluar.