Naked City

Femra ideale, gjithçka që dëshiron një mashkull prej saj.

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:49

Është me të vërtetë shumë e gjatë lista e gjërave që dëshiron apo nuk dëshiron një femër, por rrallëherë flitet për atë se çfarë dëshiron realisht një mashkull nga femra e tij? Disa mund të theksojnë faktin se ky është problem i tij, por duke qenë se çifti formohet nga dy individë, mbase është mirë që kjo pyetje duhet bërë. Ndaj çfarë do të donte mashkulli nga femra e tij?

Miqësi

Seyfried shkëlqen në premierën e filmit të ri.

Postuar në 07 Shtator, 2014 08:57

Premiera e filmit të tyre më të ri While We're Young u shfaq në Toronto International Film Festival të shtunën.

Dhe yjet si Amanda Seyfried dhe Naomi Watts kanë shëndritur në këtë ngjarje me veshjet e tyre shumë ngjyrëshe.

Amanda, aktorja 28 vjecare kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë të bardhë, derisa pjesa e poshtme ishte e mbushur me ngjyra të shumta.

Cheryl ia plas vajit në X Factor.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:16

Cheryl Fernandez-Versini ia ka plasur vajit në edicionin e radhës të X Factor. Derisa një këngëtare e re këndonte në skenë e X Factor në natën e së shtunës me këngën 'Pretty Little Sister’, e kishte prekur shumë këngëtaren dhe aktoren e sapomartuar.

Cheryl e cila është kthyer këtë vit në X Factor, ka thënë se kjo këngë i aka kujtuar motrën e saj dhe e ka prekur shumë atë.

30-vjeçarja humbet 110 kg në 2 vite.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:14

Një 30-vjeçare ndërmori një hap shumë të rëndësishëm për shëndetin, por edhe aspektin fizik, duke humbur 110 kg. Tracy Henderson nga Glasgow peshonte 170 kg dhe, nëpërmjet një diete të rreptë për rreth 2 vite, ajo mbërriti në peshën 60 kg.

Iniciativa i kishte ardhur, kur një ditë kishte vendosur të bënte “shopping”. Deri në ato momente, as mjekët nuk kishin mundur, që ta bindnin për të humbur peshë. “Fillova palestrën 5 herë në javë. Një dietë të balancuar me fruta, perime dhe pas dy viteve rezultati ishte i mrekullueshëm”, thotë Tracy për “Mirror”.

Tentojnë t'i përdhunojnë të dashurën, përballet me 5 djem për ta mbrojtur.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:12

Duhej të ishte një natë e qetë për një çift në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përfundoi në një makth për ta. Çifti u sulmua dhe u rrah barbarisht nga një grup djemsh, në një rrugicë pranë një klubi nate në Springfield.

Në video duket se si çifti sulmohet papritmas, nga një grup prej pesë djemsh të cilët kanë tentuar edhe më parë të përdhunojnë vajzën Meredith Cole.

Bleonës i vjedhin bizhuteritë në Milano.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:09

Mesa duket Bleona Qerreti ka rënë pre e një grabitjeje, teksa ndodhet në Milano.

Përmes një postimi në "Instagram" ajo tregon në foto bizhuteritë që nuk bëjnë më pjesë në koleksionin e saj.

Ajo ka shkruar në anglisht: "Bizhuteritë e mia më të preferuara u vodhën dje në Milano. Jam mërzitur. Jam e lumtur që jam gjallë".

“Most of my favorite #jewelry was #stolen last night in #milan #gone #sad #happytobealive”, ka qenë postimi i Bleonës.

Ministri Erion Veliaj i jep fund beqarisë.

Postuar në 06 Shtator, 2014 15:59

Ky është momenti kur ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, doli përpara altarit për t’i dhënë fund beqarisë.

Ai lidhi kurorë me Ajola Xoxën, në një ceremoni të organizuar në kalanë e Gjirokastrës.

Martesa u lidh nga miku i tyre pastor, Genti.

Bie në sy që shoqërues i dhëndrit ishte zëvendësministri i Arsimit, Arbian Mazniku.

Gruaja që ka fjetur me 140 meshkuj.

Postuar në 06 Shtator, 2014 12:50

Një grua 53- vjeçare tregoi se kishte mbajtur shënim të gjithë jetën e saj seksuale ndërsa pranoi se kishte shkuar me 140 meshkuj të ndryshëm.

Por jo vetëm kaq, ajo deklaroi gjithashtu se nga kjo listë e gjatë, ajo i kishte klasifikuar ata me nota nga 1 në 10, duke i ndarë në kategori të ndryshme.

E ftuar në një programin This Morning, Sandy Nardo nga Dublini, pranoi përpara teleshikuesve se kishte një listë të detajuar mbi partnerët më të cilët kishte patur marrëdhënie intime.

Arbana Osmani konfirmon shtatzaninë, largohet nga ekrani.

Postuar në 06 Shtator, 2014 12:47

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka deklaruar se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj me të cilën bashkëjeton prej vitesh. Arbana Osmani ka folur më shumë për jetën e saj personale në emisionin e “Jamais Vu” të Mustafa Nanos, në Ora News.

Gjithashtu fytyra më e njohur e ekranit shqiptar ka thënë se duke u nisur nga kjo gjë e re në jetën e saj do heqë dorë nga ekrani për një kohë të papërcaktuar.

Dasma mediatike e Nora Istrefit.

Postuar në 06 Shtator, 2014 09:25

Ajo është një ndër këngëtaret më seksi, ndërsa ai, një djalosh shumë simpatik. Bëhet fjalë për këngëtaren Nora Istrefi dhe shokun e saj të jetës, Robert Berisha. Çifti për më shumë se pesë vite ka një marrëdhënie, por shpesh herë mediat kanë aluduar për një ndarje mes të dyve, megjithatë lidhja për ta vazhdon. Pas një kohe të gjatë së bashku, Nora dhe Roberti kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 2 shtator të këtij viti. Mediat e shpallën si një dasmë madhështore dhe ekstravagante.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City