Ministri Erion Veliaj i jep fund beqarisë.
Ky është momenti kur ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, doli përpara altarit për t’i dhënë fund beqarisë.
Ai lidhi kurorë me Ajola Xoxën, në një ceremoni të organizuar në kalanë e Gjirokastrës.
Martesa u lidh nga miku i tyre pastor, Genti.
Bie në sy që shoqërues i dhëndrit ishte zëvendësministri i Arsimit, Arbian Mazniku.
Add new comment