Naked City
Justin Bieber përfundon në spital.
Justin Bieber i cili ka qenë duke shkuar për në vendlindjen e tij, në Kanada, ka ndodhur. Pasi u arrestua për agresion dhe drejtim në mënyrë të rrezikshme të makinës e pasi i ka ulëritur dhe agresuar një fotograf, këngëtarit iu desh të rrijë disa orë të mira në spital, pasi ndrydhi dorën.
Sipas burimeve në TMZ, ai ka shkuar në spitalin “General Hospital” në Stratford, Ontario, Kanada, me dorën e ndrydhur.
Rita Ora siç nuk e keni parë
Rita Ora ka publikuar në faqen e saj zyrtare një artikull që flet gjerësisht për të.
Ky artikull flet detajisht për të dhe për karrierën e saj muzikore. E vecanta e këtij artikulli, janë edhe fotot e bashkangjitura që e paraqesin një Ritë më ndryshe se sa që e kemi parë ndonjëherë.
Pothuajse gjithcka ndryshon, grimi, buzët e kuqe, e madje edhe veshja.
Kim Kardashian pozon nudo
Të martën në mbrëmje ajo u zgjodh si femra e vitit nga GQ Men në një ceremony në Londër, ku ajo kishte veshur një fustan të dukshëm që po ashtu i vizatonte edhe trupin e saj.
Port ë mërkurën, Kim Kardashian pozon për revistën britaneze GQ tërësisht e zhveshur.
Zonja Ëest kishte treguar edhe njëherë linjat e saj voluminoze, e kësaj radhe tërësisht e zhveshur.
Mënyrat më të gabuara për të flirtuar me meshkujt.
Ekzistojnë disa sjellje, të cilat do të ishte mirë të mos i përdornit në momentin kur pëlqeni një mashkull dhe dëshironi ta bëni atë për vete. Ja se ku qëndron sekreti
1. Të bëni simpatiken
Lakuriqësia, si u shndërrua në “nudo artistike”
Njëra ndër pikturat më të vjetra gjendet në një shpellë në Zimbabve. Ajo e ka origjinën ndoshta 15000-10000 vjet para Krishtit dhe përbën një imazh të paraqitur me një format të vogël të një gjuetari të zhveshur me një anatomi realiste. Ndoshta piktori ka dashur të shënojë me anë të kësaj pikture aspektin fatndjellës të gjuetarit.
Nicole Kidman, flijon karrierën për familjen.
Nicole Kidman thotë se ajo ka sakrifikuar karrierën për të qëndruar afër familjes.
Aktorja ka folur haptas për martesën e saj dhe burrin e dytë gjatë një interviste revistën e modës “Edit”.
“Kur keni familje dhe fëmijë, duhet të jeni të kufizuar në drejtim të gjërave të caktuara. Njerëzit flasin se arti vuan kur një artist ka familje, por unë me dëshirë preferoj më shumë familjen”, tha Nicole.
Aktorja që zakonisht ruan në fshehtësi privatësinë e saj, foli pra për martesën e saj të lumtur, duke i atribuuar lumturinë e tyre faktit që të dytë u takuan në moshën e pjekur.
Femra më e bukur në botë!
Më në fund kemi një imazh të asaj që mund të konsiderohet si femra më e bukur në botë.
Nuk bëhet fjalë për një person të vetëm por për një përzierje prej 8 femrave më të bukura sipas revistës, Maxim.
Artisti norvegjez, Mariuz Vibe ka përzgjedhur dhe kombinuar pjesët më të bukura të fytyrës të supermodeleve si Rosie Huntington-Whiteley dhe Bar Refaeli, si dhe të aktoreve Mila Kunis dhe Cameron Dias.
Përfundimi është imazhi i kësaj femre vërtetë të mahnitshme.
Arrestohet Justin Bieber.
Justin Bieber është arrestuar me akuzat e agresionit dhe drejtimit me rrezikshmëri të mjetit, që janë ngritur pas një dyluftimi të dyshuar, të ndodhur pas përplasjes së mjetit të tij ATV me një minifugon në Kanada, të premten, bëri të ditur një zëdhënës i policisë për CNN, këtë të martë.
Incidenti i dyshuar ka ndodhur në një nga rrugët e Perth County, Ontario, një komunitet ku 20-vjeçari Bieber ka jetuar kur ishte fëmijë.
Eksklusive: U martua Nora Istrefi.
Mbrëmja e djeshme ka qenë një natë speciale për kengetaren Nora Istrefi, pasi dashuria e disa viteve me muzikantin Robert Berisha, është kurorezuar në martesë. Ceremonia është organizuar në një nga hotelet me luksoze në Prishtine. Shumë emra të artit e kultures, por edhe politikanesh, kanë qenë të pranishem gjate mbremjes së djeshme. Nuk na mbetet gje tjeter, vetem t'i urojme jete të lumtur!
Balotelli ndahet nga Fanny Neguesha
“Nuk ka më Fanny (kënaqësi) për Mario Balotellin”. Kështu e titullon gazeta britanike “The Sun” lajmin për ndarjen e futbollistit nga modelja 22-vjeçare.
“The Sun” ka konfirmuar zërat që qarkullojnë prej ditësh në Itali që mes sulmuesit të Liverpulit dhe të fejuarës së tij, Fanny Neguesha gjthçka ka përfundur. Mario duket se e ka harruar premtimin për martesë që i kishte bërë në muajin qershor modeles belge dhe tani duket se ka nisur një tjetër histori me një modele misterioze.