Naked City

Leona Lewis “rikthehet” nga depresioni 1-vjeçar.

Postuar në 09 Shtator, 2014 03:12

Leona Lewis është rikthyer dhe ka folur për letrën e shkruar përpara një viti ku ajo kishte rënë pre e depresionit. Shkak i depresionit të saj ishte shkëputja nga Simon Cowell i kompanisë muzikore Syco. Ata i kanë kërkuar që Leona të këndojë, por jashtë natyrës së saj, pa përfshirjen e shpirtit të saj artistik. Leona thotë se nuk mund të bënte diçka të tillë dhe fjalët që mbyllin letrën janë, “Po iki të notoj, nuk e di ku do të përfundoj, por po iki”. Këngëtarja është e lidhur prej katër vitesh me Dennis Jauch me të cilin ka pasur disa herë ndarje dhe ribashkime.

Ja emrat e çuditshëm të fëmijëve e të famshmëve.

Postuar në 09 Shtator, 2014 03:07

Tashmë është e ditur se personalitetet e njohura pëlqejnë që fëmijëve të tyre t’u vënë emra të çuditshëm në mënyrë që të ruajnë origjinalitetin.

Beyonce dhe Jay Z e kanë emëruar vajzën e tyre Blue Ivy, sipas një druri të kaltër në Hvar të Kroacisë, ku çifti kishte qëndruar gjatë shtatzënisë së këngëtares.

Christina Aguilera e ka pagëzuar vajzën e saj Summer Rain (shiu i verës), ndërkohë që çifti i famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt, u kanë vënë fëmijëve të tyre emra, si Shiloh Nouvel, Pax Thien, Knox Leon e Vivienne Marcheline.

Clooney: Do të martohem në Itali, ndoshta në Venecia.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:18

Ka qenë vetë George Clooney që ka dhënë lajmin e martesës së tij gjatë një darke gala në Pallatin Vecchio në Firence, një iniciativë bamirësie e “Celebrity Fight Night”.

“Do të martohem në Itali pas pak javësh. Dua t’i them Amalit që e dua pafundësisht dhe mezi pres që të bëhem bashkëshorti yt. Jam shumë i lumtur dhe i dashuruar me Amal. Ende nuk e kemi vendosur vendin, por ndoshta në Venecia”, tha Clooney.

Clooney: Do të martohem në Itali, ndoshta në Venecia.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:16

Ka qenë vetë George Clooney që ka dhënë lajmin e martesës së tij gjatë një darke gala në Pallatin Vecchio në Firence, një iniciativë bamirësie e “Celebrity Fight Night”.

“Do të martohem në Itali pas pak javësh. Dua t’i them Amalit që e dua pafundësisht dhe mezi pres që të bëhem bashkëshorti yt. Jam shumë i lumtur dhe i dashuruar me Amal. Ende nuk e kemi vendosur vendin, por ndoshta në Venecia”, tha Clooney.

Miley Cyrus, e zhveshur në rrugë!

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:14

Miley Cyrus njihet për veshjet e saj provokative por këtë herë duket se e ka ekzagjeruar.
Këngëtarja 21-vjeçare është fotografuar duke treguar të gjithë gjoksin e saj, derisa i mbuluar thimthat sa për modesti me një copë që ngjante si akullore.

Ajo i është drejtuar një klubi nate në New York për të festuar më miqtë e saj, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ecte shkujdesur në rrugë.

Diana kërcënonte Kamilën.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:11

Edhe pse janë shënuar 17 vjet nga vdekja e saj, fakte të reja dalin në dritë për jetën e princeshës së Uellsit, Lady Diana.

Sipas tabloidëve anglezë, që i referohen një prej biografëve më të mëdhenj të mbretërisë, Diana kishte shigjetuar me telefonata të përnatshme Kamilën, në kohën kur kjo e fundit ka qenë e dashura e princit Charls. "Do të të dërgoj vrasës në shtëpi. Shiko jashtë në kopësht, i sheh?", mësohet ti ketë thënë Diana rivales së saj për ta frikësuar.

Të fitosh 13 milionë dollarë për dy ditë.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:10

Tashmë nuk është më sekret që emrat e mëdhenj marrin shumë para. Brad Pitt, Leonardo DiCaprio dhe Roberto Di Niro kanë futur në xhep një shumë shumë të ekzagjeruar.

Tre aktorët kanë përfituar për një punë 2-ditore nga 13 milionë dollarë secili. Puna konsistonte në xhirimin e një reklame për një kazino, e cila është të realizuar nga regjisori, Martin Scorsese.

Reklama promovon resortin Macau, të vetmin vend në Kinë ku do të lejohet të luhet kumar. Resorti do të hapet në vitin 2015.

William e Kate presin fëmijën e dytë

Postuar në 08 Shtator, 2014 05:21

Dukesha dhe Duka i Kembrixhit janë shumë të lumtur për pritjen e fëmijës së dytë. Lajmi zyrtar e ka konfirmuar vetë çifti. Ndërkohë që publik është bërë nga zyra e shtypit e pallatit mbretëror. Bëhet me dije se mbretëresha Elisabetë dhe anëtarët e tjerë të familjes janë gëzuar shumë nga ky lajm. Ashtu si në shtatzëninë e parë, princesha Kate është duke përjetuar të njëjtat simptoma, atë të Hyperemesis Gravidarium. Për të po përkujdesen një staf i spezializuar mjekësh në Pallatin Kesington.

Takimi i fshehtë në mes të Pamela Anderson dhe Assange!

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:55

Pamela Anderson ka pasur një takim të fshehtë me Julian Assange në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ndërsa takimi është organizuar nga dizajnerja Vivienne Westwood, e cila është mikeshë e tyre e përbashkët.
Aktorja amerikane ka kërkuar mbështetje dhe inkurajim nga themeluesi i Wikileaks për fondacionin e saj, i cili mbështet femrat viktima të abuzimit seksual.

Cara e mrekullueshme në premierën e filmit të saj “The Face of an Angel”

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:52

Cara Delevigne ka bërë karrierën e saj si një modele tipike. Por siç duket ajo po e bën më të kompletuar jetën e saj duke u shfaqur edhe në rolin e saj si aktore.

22 vjeçarja është parë në Kanada këtë të shtune teksa ka marrë pjesë në filmin e ku është protagoniste “The Face of an Angel”.

Cara dukej më e bukur se kurrë me një fustan jeshil dhe me një look shumë femëror.

 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City