Leona Lewis “rikthehet” nga depresioni 1-vjeçar.
Leona Lewis është rikthyer dhe ka folur për letrën e shkruar përpara një viti ku ajo kishte rënë pre e depresionit. Shkak i depresionit të saj ishte shkëputja nga Simon Cowell i kompanisë muzikore Syco. Ata i kanë kërkuar që Leona të këndojë, por jashtë natyrës së saj, pa përfshirjen e shpirtit të saj artistik. Leona thotë se nuk mund të bënte diçka të tillë dhe fjalët që mbyllin letrën janë, “Po iki të notoj, nuk e di ku do të përfundoj, por po iki”. Këngëtarja është e lidhur prej katër vitesh me Dennis Jauch me të cilin ka pasur disa herë ndarje dhe ribashkime.
Add new comment