Clooney: Do të martohem në Itali, ndoshta në Venecia.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:18

Ka qenë vetë George Clooney që ka dhënë lajmin e martesës së tij gjatë një darke gala në Pallatin Vecchio në Firence, një iniciativë bamirësie e “Celebrity Fight Night”.

“Do të martohem në Itali pas pak javësh. Dua t’i them Amalit që e dua pafundësisht dhe mezi pres që të bëhem bashkëshorti yt. Jam shumë i lumtur dhe i dashuruar me Amal. Ende nuk e kemi vendosur vendin, por ndoshta në Venecia”, tha Clooney.

Aktori hollivudian bëri një deklaratë të fuqishme publike përpara gjithë të ftuarve. 53-vjeçari në këtë mbrëmje bamirësie ka folur për mbledhjen e fondeve në favor të Qendrës së Parkinsonit “Muhammad Ali”, që është i përfshirë edhe Fondacioni i Andrea Bocellit.

Por, askush nuk e priste që pas kësaj këtij diskutimi ai të fliste për veten dhe dashurinë e tij dhe pikërisht që të jepte lajmin e bujshëm për martesën .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.