Takimi i fshehtë në mes të Pamela Anderson dhe Assange!

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:55

Pamela Anderson ka pasur një takim të fshehtë me Julian Assange në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ndërsa takimi është organizuar nga dizajnerja Vivienne Westwood, e cila është mikeshë e tyre e përbashkët.
Aktorja amerikane ka kërkuar mbështetje dhe inkurajim nga themeluesi i Wikileaks për fondacionin e saj, i cili mbështet femrat viktima të abuzimit seksual.

Ironikisht, Assange është akuzuar për sulm seksual ndaj një femre, ndërsa qe dy vite jeton në Ambasadën ekuadoriane, e cila i ka dhënë azil në mënyrë që të shmangë ekstradimin në Suedi.
“Gjithçka ka shkuar mirë. Pamela thotë se janë miqësuar shpejt. Julian ishte brilant”.

“Pamela po përpiqet t’u ndihmojë njerëzve me fondin e saj të ri dhe ai i ka dhënë disa ide se si ta bëjë këtë”, ka deklaruar Westwood për Daily Mail.
Publicisti i Assange ka konfirmuar se takimi është mbajtur para dy javësh dhe se “ajo ka kërkuar këshillën e tij”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.