Naked City
Rita Ora e Kim Kardashian udhëtojnë bashkë?
Flitej se Kim Kardashian kishte refuzuar të ulet pranë Rita Ores në VMA të dielën e kaluar, pasi ishte ajo që ia kishte bërë kokën lëmsh vëllaut të saj në vitin 2012.
Dhe të dyja ishin gati për të humbur fluturimet e tyre nga LAX në të njëjtën kohë.
Rita Ora me gjasë se ishte nisur për në Londër, ku ajo do të interpretojë një dyqan të Adidas Originals London, të enjten.
Cr7: Herët të martohem, ja kush është nëna e tim biri...
Portugezi ka folur për marrëdhënien e tij me Irina Shayk, por jo vetëm.
Cristiano Ronaldo nuk ka ngut për t'u martuar. Portugezi, gjatë një interviste për kanalin "TVI", ka folur për marrëdhënien e tij me Irina Shayk, duke shpjeguar se shkon shumë dakord me modelen bukuroshe:
"Mirëpo martesa është një hap shumë i rëndësishëm - tregon - dhe ende nuk ndihem gati për ta hedhur. Ndonëse një ditë do të më pëlqente të martohesha, ashtu si kushdo".
Ja pse Kim Kardashian refuzoj të ulet afër Rita Ores.
Është supozuar se do të jetë një natë e paharruar, ashtu siç tingëllon kur përmendet MTV VMA e mbushur me skena.
Kim Kardashian thuhet se nuk i ishte gëzuar lajmit se do të ulet vetëm disa karrige afër Rita Ores, këngëtares që kishte dalë me vëllain e saj Rob 27 vjeçar në vitin 2012.
TMZ raporton se Kim Kardashian kishte refuzuar të ulet afër Rita Ores duke mos harruar problemet që kjo e fundit kishte me vëllan e saj, duke thënë se ajo ia kishte bërë lëmsh kokën.
Ndahet nga gruaja pasi ajo kishte oreks të pangopur për seks.
Një burrë Indian ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij me pretekstin se ajo kishte oreks të pangopur për seks.
Sipas mediave të huaja burri kishte paraqitur kërkesën për ndarje duke thënë së gruaja e tij ishte ‘agresive dhe autokratike’ dhe se ishte bërë e paduruar nga kërkeat për seks që nga martesa e tyre në Prill 2012.
Gjithashtu ai u ankua në gjykatë se gruaja e tij e detyronte të pinte dhe ilaçe për të rritur dëshirën seksuale madje dhe se kishte përfunduar disa hërë në spital për shkak të ilaçeve.
Kathy Griffin nudo në ‘Ice Bucket Challange’
Aktorja komediane Kathy Griffin ka pranuar sfidën e kovës më akull por ndryshe nga të tjerët.
53-vjeçarja veshur vetëm këpucë të kuqe më taka super të larta, del nga pishina tërësisht nudo për të performuar sfidën e saj, video e cila në Youtube ka marrë ‘bum’ klikimesh.
Zhgënjimi i Eneida Tarifës: Nuk pushoj më në Shqipëri.
Eneida Tarifa i ka mbyllur pushimet për këtë vit me një zhgënjim të madh. Këngëtarja shprehet e pakënaqur dhe paralajmëron se vitin tjetër nuk do të pushojë më në Shqipëri.
“Dita e fundit e pushimeve. Doni t’iu tregoj si shkuan ? Katastrofë! Nuk lamë virus pa kapur. Në vend të laheshim në detin e bukur të Jonit, u lamë në të vjella e diarre. Hera e parë që zhgënjehem e pezmatohem kaq thellë me Jugun. Çdo gjë ishte e kontaminuar e infektuar. Vitin tjetër, pa dëshirën time, pushimet vetëm jashtë”, shprehet Tarifa.
Imazhi i ëmbël i televizioneve arabe.
Muna Abusulayman është imazhi i ëmbël i televizioneve arabe dhe prej disa vitesh ka nisur një revolucion të heshtur në kërkim të të drejtave të grave.
Ajo drejton një emision televiziv i vlerësuar si më i ndjekuri në botën islamike që ndiqet nga Bejruti e deri në Islamabad. Miliona gra myslimane ngulen para televizorit për të mos humbur takimet me Munën.
Shitet për 1000 euro torta e dasmës së Lady D.
Eshtë shitur për 828 stërlina( rreth 1000 euro), një copë torte e mbetur nga martesa e princit Carlo dhe princeshës Diana. Torta që ndodhej akoma në kutinë e saj të prezantimit me ngjyrë të bardhë dhe argjendi, është shitur online nga shtëpia e ankandeve të Los Angeles, Nate D Sanders. Blerësi copës së tortës mbretërore është një koleksionist privat, që ka dashur të mbetet anonim. Sam Heller, zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve sqaron që torta nuk është e ngrënshme, sepse i takon vitit 1981.
Rihanna është duke punuar në një baladë.
Ylli botëror, Rihanna, duket se po punon për realizmin e një balade.
Këtë e ka konfirmuar një prej producetëve më të mirë në tregun amerikan, Dj Mustard, i cili konfirmoi baladën e re.
“Po, unë po e punoj baladën e re të saj. Është një baladë shumë e bukur. E re në stil, është një frymë e re”, potencoi Dj Mustard për RapUp.
Rihanna ka kohë që nuk ka publikuar një këngë të re, që prej lansimit të albumit “Unapologetic”.
Nxehet Ajola Xoxa, ‘mbyll’ Instagramin.
Duket se bashkëshortja e ardhshme e Ministrit Erion Veliaj është nxehur për shak se rrjetet sociale gjithmonë janë në kërkim të detajeve të ceremonisë të dasmës së çiftit më të përfolur kohët e fundit.
Në rrjetin e saj Instagram Ajola ka postuar një foto të kuqe boshe duke na lënë të kuptojmë se nuk do ketë detaje nga momentet e parapregatitjes së ceremonisë dhe duke kërkuar që dita më e rëndësishme në jetën e saj të jetë private.