Shitet për 1000 euro torta e dasmës së Lady D.

Postuar në 31 Gusht, 2014 14:48

Eshtë shitur për 828 stërlina( rreth 1000 euro), një copë torte e mbetur nga martesa e princit Carlo dhe princeshës Diana. Torta që ndodhej akoma në kutinë e saj të prezantimit me ngjyrë të bardhë dhe argjendi, është shitur online nga shtëpia e ankandeve të Los Angeles, Nate D Sanders. Blerësi copës së tortës mbretërore është një koleksionist privat, që ka dashur të mbetet anonim. Sam Heller, zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve sqaron që torta nuk është e ngrënshme, sepse i takon vitit 1981.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.