Naked City

“Shuhet zjarri” mes Zac Efron dhe Michelle Rodriguez

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:33

Konsiderohej si ndër lidhjet më pasionante ndonëse aktorët Zac Efron dhe Michelle Rodriguez kishin vetëm 2 muaj që ishin së bashku.

E megjithatë duket se zjarri i kësaj lidhje u shua shpejt, pasi mediat e huaja kanë publikuar se tashmë çifti është ndarë.

Përpara ndarjes ata janë fotografuar duke shkëmbyer puthjet e para gjatë mesit të muajit qershor.

Rita Ora në jurinë e ‘The Voice of UK’

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:29

Mediet botërore kanë bërë të ditur se Rita Ora ka ra në ujdi me stafin e BBC që të jetë pjesë e edicionit të radhës së Voice UK.

Magazina Hello bën të ditur se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora tashmë ka ra në ujdi me stafin e BBC që të jetë pjesë e Voice UK, e cila do të jetë paneliste në këtë edicion duke zëvendësuar këngëtaren australiane, Kylie Minogue.

Fansat e Rita Orës tashmë kanë rastin të shohin këngëtaren e tyre të preferuar edhe në rolin e kritikes mbi muzikën, por edhe kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare do të jenë më afër Rita Orës.

“The voice of Albania” largon Elton Dedën

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:25

Kantautori i njohur Elton Deda nëpërmjet një statusi në Facebook njofton të gjithë fansat e tij se nuk do të jetë pjesë e trajnerëve në “The voice of Albania 4”.

Ai sqaron edhe arsyet e largimit nga ky spektakël pas tre vitesh duke theksuar se nuk është një zgjedhje personale.

Tulisa rikthehet me një set fotosh të nxehta

Postuar në 22 Gusht, 2014 15:00

Pas telasheve ligjore, Tulisa Contostavlos është rikthyer për mirë.

Bukuroshja 26- vjeçare ka pozuar me një bikini të bardhë në Bermuda.

Ajo do jetë pjesë e X Factor këtë vit.

Zonja Firdevs, 70-vjeçe seksi

Postuar në 22 Gusht, 2014 08:56

Aktorja turke Nebahet Çehre, (e njohur për publikun shqiptar në rolin e Zonjës Firdevs në serialin Dashuri e Ndaluar) pa frikë mund të konsiderohet 70-vjeçarja më seksi e Turqisë.

Aktorja 70-vjeçare njihet për linjat perfekte dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që i kushton vetes, duke lënë në hije jo vetëm moshataret, por edhe mjaft aktore të tjera që mund të kishin moshën e vajzës së saj.

Kohë më parë, aktorja ka pranuar se ka vetëm një peng në jetën e saj, fakti që nuk ka pranuar të bëhet nënë, por i është përkushtuar gjithë jetën karrierës si aktore.

Kate Holmes sensuele në kopertinën e De Jour

Postuar në 22 Gusht, 2014 08:50

Katie Holmes në kopertinën e revistës, De Jour. Aktorja amerikane ka pozuar për këtë revistë, në formatin bardh e zi. 35-vjeçares nuk i ka munguar sensualiteti në këto fotografi, tw cilat janw realizuar në njërën nga ndërtesat e larta të New York-ut.

Bebe Rexha, Shakira, Katy B + : janë 5 këngët Pop - hitet të javës në MTV

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:52

LOS ANGELOS CALIFORNIA: Përmbledhjen e kësaj jave me këngët Pop - në hitet e televizionit amerikan MTV e kryesuan 5 këngë : një këngëtare dhe kompozitore në rritje e muzikës pop Bebe Rexha, një përzgjedhje e këngëve të sudezes Katy B + dhe nga një këngë nga diva Latine, Shakira me këngën “Chasing Shadows” .

Cara Delevigne zhvishet në fushatën e parfumit të Tom Ford

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:50

Nuk ka dyshim që Cara Delevigne është një ndër modelet më të kërkuara të momentit. Edhe Tom Ford ka zgjedhur modelen britanike për të qenë imazhi i parfumit më të ri. Cara është shumë e përfolur edhe për jetën jashtë botës së modës.

22-vjeçarja shfaqet në një vaskë me ujë, e mbuluar me lule, dhe në dorë mban parfumin “Black Orchid”. Në vaskën me ujë ajo është rrethuar nga lule orkide, ngjyrë të purpurt.

Imazhet janë shkrepur nga fotografi i famshëm, Maro Sorrenti. Nuk është hera e parë, që Cara Delevigne shfaqet e zhveshur në një fushatë publicitare.

Rihanna dhe Drake, sërish bashkë

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:47

Rihanna dhe Drake janë rikthyer sërish bashkë. Pas një serie ndarjesh dhe lidhjesh mes çiftit, ata kanë vendosur t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit. Këngëtarja u fotografua në koncertin e Drake&Lil Wayne në New York. Ajo, gjatë gjithë koncertit, këndonte dhe kërcente pafund.

"Loca” e Shakirës rezulton e vjedhur

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:44

Një gjykatës në Nju Jork ka dalë në përfundimin se një nga hitet e Shakirës ka shkelur ligjet e të drejtat e autorit, pasi në mënyrë jo të drejtpërdrejt ka kopjuar këngën e një kompozitori tjetër.

Versioni në spanjisht i këngës së saj “Loca”, në 2010-n, ngjason shumë me një krijim të kantautorit domenikan Ramon Arias Vazquez.

Ndërsa varianti në anglisht nuk është paraqitur si provë në gjyq. “Loca” pati sukses në mbarë botën e kryesoi renditjet latine për një kohë të gjatë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City