Naked City

Një kukull për seks që ngjan kaq e vërtetë.

Postuar në 13 Gusht, 2014 07:38

Një kompani japoneze pretendon se ka arritur në një tjetër nivel në prodhimin e kukullave për seks, që ngjajnë shumë me njerëzit.

Kukullat vijnë të kompletuara me ndjesinë e lëkurës së vërtetë dhe me sy që ngjajnë si autentikë.

Kompania Orient Industry thotë se kukullat e silikonit dallojnë pak nga vajzat e vërteta.

Ato kushtojnë rreth 1700 dollarë dhe vijnë nën emrin “Gratë Holandeze”.

Ky është termi që përdorin japonezët për kukullat e seksit.

Kompania thotë se të dhënat nga shitjet fillestare flasin për një sukses të jashtëzakonshëm.

Aniston: Nuk kam në plan që të injektoj asgjë në fytyrën time.

Postuar në 13 Gusht, 2014 04:26

Aktorja Jennifer Aniston është shprehur se është kundër operacioneve plastike. Ajo ka thënë më tej se nuk ka ndërmend të kryejë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj, ndërsa ka mësuar shumë nga koleget.

Ndonëse presioni është shumë i madh për të qëndruar gjithmonë e re dhe në treg, për të kjo është e tepërt. 45 vjeçarja konsiderohet si një ndër femrat më seksi në Hollivud. Aktorja e njohur thotë se në Hollivud ka shumë presion për ndërhyrje estetike.

E ëma dhe e bija, vishen me bikine të njëjta.

Postuar në 13 Gusht, 2014 04:18

Alesandra Ambrosio dhe vajza e saj Anja kanë treguar trupat e tyre dinjitoz gjatë një pushimi në plazhet e Haëaiit gjatë të hënës.

të dyja veshur me bikini të njëjta shumë ngjyrëshe ecnin rreth plazh të kapura për dore. Modelja e Victoria Secret dhe mamaja modele Alessandra ka treguar edhe njëherë trupin e saj për ta pasur zili.

Pamela Anderson, shumë e dobësuar në Los Angeles.

Postuar në 13 Gusht, 2014 04:16

Jeta sentimentale e Pamela Anderson nuk shkon shumë mirë kohëve të fundit dhe ajo duket se vuan shumë nga kjo situatë, këtë e tregon edhe dobësimi i saj. Ish aktorja e Baywatch, tregon këmbë shumë të dobësuara gjatë një evenimenti në Los Angeles. Disa ditë pasi i kërkoi bashkëshortit divorcin anuloi gjithçka në momentin e fundit, duke u kthyer tek ai.

Aktori Robin Williams bën vetëvrasje.

Postuar në 12 Gusht, 2014 05:24

Aktori Robin Williams, ikona e komedive dhe fituesi i çmimit Oskar ka vdekur të hënën në moshën 63 vjeç duke u vetëvrarë. Kështu thotë edhe policia amerikane

Shkaku i vdekjes është vetëvrasja, thonë autoritetet. Sipas zëdhënësit të tij, Williams ka qenë duke vuajtur nga depresioni dhe stresi i vazhdueshëm.Rreth orës 11:55 sipas kohës amerikane, një telefonatë u bë në numrin e 911 nga e cila nuk fliste personi që kishte telefonuar derisa aktori u gjend në shtëpinë e tij i vdekur në Tiburon. Ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes.

Nëna dhe femra të fuqishme.

Postuar në 12 Gusht, 2014 05:22

Me tre burra, tri foshnje dhe 18 beqare ndërmjet tyre, "The Saturdays" dukej më e 'nxehtë' se kurrë më parë.

Duke performuar në mëngjesin e së hënës Rochelle, Frankie, Una, Mollie dhe Vanessa kanë treguar këmbë e tyre dinjitoze me veshjet e tyre të shkurtëra. Ato në këtë mënyrë kanë treguar se pavarësisht se janë gra dhe nëna, ato tërësisht të lira.

Tre breza të bukurisë për herë të parë pozojnë bashkë.

Postuar në 12 Gusht, 2014 05:20

Tre breza të bukurive, Rihanna 26 vjecare, Naomi Campbell 44 vjecare, dhe Iman 59 vjecare janë paraqitur së bashku për herë të parë në fotografitë e revistës W Magazine për muajin shtator, duke sjellë kështu një befasi të bukur.

Treshja u mblodhën për të festuar një histori të drejtorit kreativ 28 vjecar, Olivier Rousteing, i cili ka thënë se që të rija mishërojnë stilin e tij. Ai po ashtu ka thënë se këto të trija janë frymëzim për shumë njerëz të tjerë.

Belen fyen ndjekësit: A punoni ndonjëherë?

Postuar në 11 Gusht, 2014 09:17

Rebelja Belen Rodriguez ka shpërthyer në ofendime ndaj ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Showgirl- ja argjentinase nuk e kupton se përse “shqetësohen” njerëzit kur ajo bën “selfiet” e saj me burrin, apo qoftë edhe kur poston një foto duke lexuar.

Të gjithë komentuesve ironikë, Belen iu është kthyer me një pyetje ofenduese, ku i pyet nëse kanë ndonjë punë tjetër në jetë.

Komentuesit i janë kthyer me të njëjtën monedhë, ku i thonë se ata punojnë, ndryshe nga ajo dhe burri i saj që gjithmonë i gjen me pushime.

Brook: Të fejuarit nuk i pëlqen trupi im.

Postuar në 11 Gusht, 2014 03:51

 

Modelja dhe aktorja Kelly Brook ka një trup që të gjitha gratë e dëshirojnë, por vetë ajo ka thënë se i fejuari i saj David McIntosh më shumë i do muskujt e tij sesa trupin e saj.

Modelja e veshjeve të brendshme, e cila është fejuar me yllin e serisë “Gladiator” pas 12 muaj lidhje, ka thënë se i pëlqen trupi i saj, por ka shtuar se të njëjtin mendim nuk e ka edhe i fejuari i saj.

“Më pëlqen trupi im dhe nuk jam e interesuar që të humb peshë”, ka thënë ajo. “Nuk dua të dukem si një djalë 10-vjeçar. Dua të dukem si një grua!”.

Stallone: Doja ta mbysja Schwarzeneggerin.

Postuar në 11 Gusht, 2014 03:45

Sylvester Stallone ka pranuar se çdo ditë i vinte ta mbyste Arnold Schwarzeneggerin në kohën kur të dy këta aktorë ishin në kulmin e famës së tyre.

Aktorët veteranë tashmë janë miq, por Stallone shprehet se në vitet ’80 nuk e duronin aspak njëri-tjetrin.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City