Stallone: Doja ta mbysja Schwarzeneggerin.

Postuar në 11 Gusht, 2014 03:45

Sylvester Stallone ka pranuar se çdo ditë i vinte ta mbyste Arnold Schwarzeneggerin në kohën kur të dy këta aktorë ishin në kulmin e famës së tyre.

Aktorët veteranë tashmë janë miq, por Stallone shprehet se në vitet ’80 nuk e duronin aspak njëri-tjetrin.

“Doja ta mbysja. Shkoi puna deri aty sa nuk i flisnim më njëri-tjetrit dhe ishte e pamundur të qëndronim bashkë në të njëjtin vend. Ishim rivalë shumë të egër”, tha Stallone, i cili shtoi se Schwarzeneggeri u mundua t’i shkatërronte karrierën kur nxori zëra se kërkonte të ishte me patjetër në filmin komedi me titull ‘Stop! Or My Mom Will Shoot’.

“Dëgjova që Arnoldi donte të ishte protagonisti kryesor në atë film dhe e mora unë rolin. Ma futi! Ka qenë një nga filmat më të këqinj të historisë. Ai e dinte këtë dhe prandaj i nxori zërat. Kritika mua më masakroi, ndërsa vetë ai po bënte namin me filmin Terminator 2”, tha Sylvester Stallone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.