Naked City
Chris Brown nuk e ka harruar Rihannën.
Për këngëtarin Chris Brown duket se dashuria ndaj këngëtares Rihanna nuk do të mbarojë kurrë.
Ai ende nuk ka mësuar nga gabimet e tij ndaj këngëtares dhe vazhdon ende jo vetëm ta dashurojë por edhe “bezdisë” atë.
Burime të afërta të këngëtarit kanë thënë për Daily Mail se herë pas herë Chris Brown i dërgon mesazhe këngëtares.
Përveç kësaj ai prej kohësh shkon e frekuenton vendet ku këngëtarja ndodhet.
Ajo që nuk dihet deri tani është se si po e pret këngëtarja ndjekjen hap pas hapi të këngëtarit Chris Brown.
Një bashkëpunim mes Beyonce dhe Rihanna-s.
Sipas portaleve angleze mësohet se Beyonce dhe Rihanna do të bashkëpunojnë së bashku për versionin remix të këngës së Beyonces ‘Blow’ të cilën e ka publikuar në Dhjetorin e vitit të kaluar.
Por ende nuk ka të dhëna se kur do bëhet publik bashkëpunimi i tyre.
Ky lajm ka habitur të gjithë duke qënë se sherri mes motrës së Beyonce dhe Jay Z ndodhi për shkak të Rihanna-s ku thuhej se Jay Z kishte planifikuar të kalonte një mbrëmje vonë me Rihanna-n.
Thellohet rivaliteti, Dafina refuzon të këndojë me Tunën dhe Getin.
Që mes Tunës dhe Dafinës ka pasur gjithmonë një rivalitet të tepruar, e kemi ditur dhe kemi shkruar, por që punët kanë ardhur deri në këtë pikë, nuk e imagjinonim. Edhe përkundër asaj se mes dy këngëtareve të njohura ka pasur bashkëpunim te kënga ”Vibe” në trio me Besnikun e 2Po2, kjo gjë nuk do të thotë se miqësia mes tyre ka qenë në nivel të mirë. Përkundrazi, rivaliteti mes tyre shtohej edhe më shumë.
Zuckenberg sulmohet nga një ish-punonjës!
Nëse mendoni se Martin Zuckenberg është njeriu që japin mediat apo ai djali i cili derdh një kovë me ujë të ftohtë në kokë për të mbledhur fonde për ALS, atëherë jeni gabuar. Të paktën kështu shprehet një ish-inxhinier i tij i cili ka punuar në Facebook.
Në librin e tij, Noah Kagan, një inxhinier dhe ish-punonjës i rrjetit të njohur social, ka treguar të gjitha mënyrat e çuditshme dhe të tmerrshme që përdorte Zuckenberg për të stimuluar punonjësit e tij.
Ndalohet të hyj në Dubai: Dukesh i tmerrshëm!
Rolf Buchholz, njeriu me më shumë pirsinge në botë, i është ndaluar hyrja në Dubai, i cili ka dashur të merr pjesë në një prezantim të një hoteli në Dubai.
Zyrtarët në aeroportin e Dubait, nuk e shpjegojnë pse ata ia ndaluan hyrjen gjermanit 53 vjeçar i cili ka 453 pirsinge, plus edhe dy brirë në ballin e tij, shkruan e përditshme Al Emarat Al Joum.
Buchholz u kthye nga Dubai me aeroplanin e parë për në Stamboll.
Jennifer Lawrence romancë me liderin e ‘Coldplay’
Aktorja fituese e çmimit ‘Oskar’, Jennifer Lawrence ka nisur një histori dashurie me liderin e grupit të famshëm ‘Coldpaly’, Chris Martin.
Sipas revistës ‘E! News’ cifti njihen prej pak kohësh, por duket se gjërat kanë nisur të bëhen shumë romantike javët e fundit pasi Lawrence u nda nga i dashuri i saj i mëparshëm, aktori britanik Nicholas Hoult.
Nga ana tjetër Chris Martin vetëm 4 muaj më parë u nda ‘miqësisht’ nga bashkëshortja e tij, aktorja Gwyneth Paltroë me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Të duash një mashkull më të bukur se vetja.
Nëse një mashkull është tërheqës, partnerja e tij nuk mund të mos jetë ndryshe – të paktën kjo është ideja më e përhapur e imagjinatës kolektive. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse habitemi kur shohim një mashkull të bukur i cili ka në krah një femër jo aq të bukur sa ai.
Sigurisht, dashuria e vërtetë shkon përtej aspektit të jashtëm dhe jeton në harmoni të plotë me emocione të bukura. Por çfarë mund të thotë një femër e zakonshme e cila është e lidhur apo e martuar me një mashkull tërheqës? Si ia bën me xhelozinë e dhjetëra syve femërorë që i “vërsulen” atij?
Femra, ja se çfarë do të thotë të keni një fytyrë vërtet të bukur.
Kemi dëgjuar shpesh të thonë dhe duket se jemi bindur me idenë se bukuria e një femre lidhet me syrin si formë bajame, qerpikët e kthyer apo buzët e mëdha dhe të fryra. Por kjo në fakt nuk është edhe shumë e vërtetë, sepse fytyra e femrës është e përsosur në qoftë se i korrespondon një ekuacioni të saktë gjeometrik i cili ka lidhje me bukurinë. Këto përfundime kanë dalë nga një studim i universitetit të Torontos, që është publikuar nga revista “Vision Research”. Gjithçka është çështje numrash, sepse sekreti i bukurisë së Afërditës fshihet në distancën mes syve, gojës dhe veshëve.
Ja kush e mundi Rihannen e Kim Kardashian!
Ajo i ka mundur Kim Kardashian dhe Rihannen me trupin më të mirë me bikini dhe tani Michelle Keegan ka pohuar se ajo ndihej shumë e pasigurt me veten.
Duke folur për MailOnline rreth koleksion të saj të dytë për Lipsy ka thënë se ndonëse koleksioni i saj me bikine ka dalë shumë me shije, ajo nuk është shumë e sigurt që trupi i saj mund të duket aq i mirë.
"Unë kam një trup sikurse të gjitha femrat tjera, mirëpo në qoftë se nuk i rri gati atij, atëherë do të dënohem të dukem më keq", ka thënë ajo.
Dhe siç thuhet… Brazili gjithmonë fiton!
Supermodelja Adriana Lima duket se kërkon t’u japë një mesazh të gjithë bashkëpatriotëve të saj, të cilët janë ende të shushatur nga turpërimi i humbjes me Gjermaninë në Botërorin e futbollit.
Është shumë e thjeshtë, në fund të fundit Brazili gjithmonë del në krye… të gjithçkaje. Ose, si në këtë rast… në fund.
Dihet shumë mirë që kjo foto e modeles së “Victoria’s Secret” nuk ka të bëjë aspak me futbollin, por kush është ankuar deri tani? Radhën e ka Heidi Klum.