Chris Brown nuk e ka harruar Rihannën.

Postuar në 18 Gusht, 2014 09:12

Për këngëtarin Chris Brown duket se dashuria ndaj këngëtares Rihanna nuk do të mbarojë kurrë.

Ai ende nuk ka mësuar nga gabimet e tij ndaj këngëtares dhe vazhdon ende jo vetëm ta dashurojë por edhe “bezdisë” atë.

Burime të afërta të këngëtarit kanë thënë për Daily Mail se herë pas herë Chris Brown i dërgon mesazhe këngëtares.

Përveç kësaj ai prej kohësh shkon e frekuenton vendet ku këngëtarja ndodhet.

Ajo që nuk dihet deri tani është se si po e pret këngëtarja ndjekjen hap pas hapi të këngëtarit Chris Brown.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.