Femra, ja se çfarë do të thotë të keni një fytyrë vërtet të bukur.

Kemi dëgjuar shpesh të thonë dhe duket se jemi bindur me idenë se bukuria e një femre lidhet me syrin si formë bajame, qerpikët e kthyer apo buzët e mëdha dhe të fryra. Por kjo në fakt nuk është edhe shumë e vërtetë, sepse fytyra e femrës është e përsosur në qoftë se i korrespondon një ekuacioni të saktë gjeometrik i cili ka lidhje me bukurinë. Këto përfundime kanë dalë nga një studim i universitetit të Torontos, që është publikuar nga revista “Vision Research”. Gjithçka është çështje numrash, sepse sekreti i bukurisë së Afërditës fshihet në distancën mes syve, gojës dhe veshëve. Lajmi mbart me vete zbulime befasuese: duke u bazuar te këto llogaritje matematikore, femrat me karakteristika të tilla janë aktorja Megan Fox dhe këngëtarja Shania Twain dhe jo seks bomba, Angelina Jolie. Studiuesit kanadezë i kërkuan një grupi studentësh universitarë të vlerësonin bukurinë e disa fotografive femrash. Në çdo fotografi shfaqej gjithnjë e njëjta grua, por në secilën prej tyre fotografia ishte e rregulluar me kompjuter në mënyrë që personi të mos njihej. Ndërhyrjet me kompjuter bëheshin në fytyrë, në zonat mes syve, gojës dhe veshëve. Fytyra perfekte rezultoi se kishte një distancë mes syve dhe gojës sa një e treta e gjatësisë totale e fytyrës, pra nga pjesa ku fillojnë flokët e deri te mjekra. Ndërsa gjerësia, ose hapësira mes pupilave të femrës, duhet të jetë më pak se gjysma e gjerësisë së fytyrës nga veshi në vesh. Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e femrave kanë fytyra me këto përmasa.
Ndërkohë ka edhe një zbulim tjetër të rëndësishëm që vjen si pasojë e rezultateve të këtij studimi: nganjëherë mjafton një truk i vogël për ta bërë më tërheqëse një grua, pa qenë nevoja t’i drejtohet kirurgut plastik. Gjithashtu, edhe një prerje e bukur flokësh mund të krijojë iluzionin optik që përmasat gjeometrike të fytyrës të jenë “ideale”. Duke ndryshuar krehjen, mund të nxirrni më në pah kufijtë e fytyrës sesa pozicionin e gojës dhe të syve.
Duke iu rikthyer bukurive të kopertinave dhe duke i parë në bazë të ekuacionit të studiuesve kanadezë, aktorja Angelina Jolie për shembull, nuk i përmbush aspak kriteret e përsosmërisë as për gjatësinë dhe as për gjerësinë e fytyrës. Elizabeth Hurley e përmbush distancën në gjatësi, por jo në gjerësi. Fytyra të përsosura janë ato të yllit të muzikës pop, Shania Twain dhe të aktores Megan Fox.
Në përgjithësi vërehej se meshkujt ishin të prirur të quanin tërheqëse fytyrat e reja dhe shumë femërore, ndoshta për shkak se ato tregojnë një pjellori më të madhe të gruas. Megjithatë, ekipi i studiuesve kanadezë kërkonte që studentët të bënin shumë kujdes, sepse studimi ishte bazuar vetëm te gratë e bardha dhe mund të mos zbatohej për ato të etnive të tjera. Gjithashtu, kishte gjasa që në llogaritjen përfundimtare tiparet të ishin më të rëndësishme se distanca e tyre: Sytë e mëdhenj dhe të bukur i tërheqin më shumë meshkujt, pavarësisht sesa vlerë ka hapësira midis një pupile dhe tjetrës.
Add new comment