Naked City

Brigitte Nielsen, një mama e vështirë.

Postuar në 10 Gusht, 2014 13:47

Nuk duhet të ketë qenë aspak e thjeshtë për Brigitte Nielsen të rriste 4 fëmijë: Julian (30 vjeç), Killian Marcus (24), Douglas Aaron (21) dhe Raoul Ayrton (19), por për Chi, aktorja thotë se edhe për ta patur atë si nënë nuk është aspak diçka e lehtë.

“Mendoj se është shumë e vështirë të kesh një nënë të famshme, mbi të gjitha kur në shtyp ka lajme të këqija për të. Kjo mund të jetë shumë e vështirë dhe kur ndodh është shumë e rëndësishme që të flitet”, kështu shprehet aktorja e famshme.

Rita Ora shpërthen kundër djemve.

Postuar në 10 Gusht, 2014 13:45

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora rikthehet në vëmendjen e mediave britanike. Pas suksesit të hitit të saj veror “I will never let you down” duket se ditë të këqija po vijnë për artisten e rrymës pop.

Lidhja e 23-vjeçares me di xhejin e njohur Calvin Harris ka marrë fund, por jo vetëm kaq. Ndarja ka ndikuar negativisht edhe në karrierën e saj muzikore, për momentin.

Amy Willerton rrezitet topless.

Postuar në 10 Gusht, 2014 08:48

Nuk ka vend më të mirë e romantik sesa qyteti i Kanës në rivierën franceze.

Për këtë mund të pyetni lirisht modelen Amy Willerton, e cila ka zbuluar dicka më shumë gjatë qëndrimit të saj në hotelin InterContinental Carlton

21 vjecarja kishte vendosur të qëndronte në rreze të diellit topless, derisa poshte kishte 'gjysmë' bikini ngjyrë rozë.

Eli Fara, foto pushimesh por sërish me shumë klas.

Postuar në 10 Gusht, 2014 08:27

Këngëtarja 47 vjeçare Eli Fara, na shfaqet për herë të parë në një foto pushimesh. Ajo e ka realizuar këtë foto në momente relaksi, ndërsa ka veshur përsipër rrrobabanjove një fustan plazhi. Eli, ka pohuar se kohët e fundit ushtrohet në një palestër, ku përdoret teknika e re e fitnesit me elektroda. Më parë ajo është marrë me joga, një nga mënyrat më të mira për të qenë në formë edhe psikologjiksht. Këtë vit Eli festoi për herë të parë ditëlindjen me miqtë e produksionit “Kënga ime”, ku ishte anëtare jurie.

Julia Roberts mendonte se ishte më e bukura e Hollywood- it.

Postuar në 10 Gusht, 2014 06:41

“Jam më e bukura, kush është Halle Berry përpara meje?” Këtë pyetje ia ka bërë disa herë vetes Julia Roberts, sot 47 vjeç, që për një kohë shumë të gjatë mendonte se ishte aktorja më e bukur e Hollywood- it.

Këtë e rrëfen vetë Roberts në një intervistë të gjatë për revistën InStyle.

Sot nëna e tre fëmijëve, Hazel, Henry Daniel dhe Phinnaeus, Roberts thotë se e ka ende të vështirë të menaxhojë karrierën dhe familjen njëkohësisht.

Mashkulli që cilësohet si "dashnori" ideal.

Postuar në 09 Gusht, 2014 18:10

Kur një femër është në kërkim të një dashnori, përzgjedhja bëhet më e madhe. Ka karakteristika shumë të qarta të cilat tregojnë se kush është i dashuri perfekt.
Gjëja e parë? Të qenit i martuar.
Pikërisht kështu. Femrat duket se preferojnë që "dashnori" të jetë me unazë në gisht, pasi cilësohet si më seksi, me më pak angazhime dhe pa pasur frikë se mund të përfshihen seriozisht në lidhje.
Është ky rezultati i një sondazhi italian i realizuar nga sajti italian për lidhjet jashtëmartesore "Incontri-Extraconiugali.com".

Si të zbuloni tradhtinë teknologjike.

Postuar në 09 Gusht, 2014 18:07

Për të testuar qëllimet e tij, ju duhet të futeni në chat duke u shtirur si një person tjetër dhe ta joshni atë. Nga përgjigjet e tij ju mund të kuptoni shumë gjëra Rrit ndjeshëm kohën që kalon online, papritmas fillon të “punojë” deri vonë si dhe fundjavave Ju mund të dëgjoni një rritje të frekuencës së kërcitjes së butonave kur shtypen: do të thotë se është duke biseduar online

Kur flasim për tradhtinë, tashmë, kemi parasysh edhe atë teknologjike. Ja se si mund të zbuloni nëse partneri ju tradhton nëpërmjet rrjeteve sociale apo telefonit

Si mund të zbulohet një tradhti?

5 avantazhet e të qenit beqare.

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:30

Beqaret në përgjithësi janë të pafat, por në fakt kanë disa avantazhe, që të tjerët nuk i kanë.

Të jesh beqare nuk është një e metë, përkundrazi. Forma fizike, jeta seksuale, jeta profesionale, etj, ja cilat janë 5 avantazhet e të qenit vetëm.

1. Beqaret e kanë më të thjeshte të gjejnë një pune. Kjo edhe për shkak të angazhimeve të cilat një që është në çift i ka më të mëdha.

2. Beqaret flenë më mirë. Nuk ua merr njeri natën jorganin, nuk ndiejnë gërhitje apo shqetësime nga dikush tjetër. Kanë luksin e të ndarit të shtratit vetëm.

Kanë vendosur femrat – mashkulli ideal është ky!

Postuar në 09 Gusht, 2014 03:41

Cila gjë është e përbashkët për Kazanovën dhe Bishën, ç’është ajo që me shekuj te femrat, pos anës së jashtme, e nxit atë kimi dashurore sa që t’u dridhen gjunjët dhe zemra t’u rrahë më shpejt? Si e imagjinojnë femrat Zotërinë Ideal?

Nëse ju intereson se cili është ai mashkull i ëndrrave femërore, si do të duhej të ishte dhe çfarë karakteresh fizike dhe psikike do të duhej ta zbukuronin, atëherë e keni gjetur vendin më të mirë për t’u informuar.

Gjeniu i fizikës që u shndërrua në vrasës.

Postuar në 09 Gusht, 2014 03:37

Një student gjeni në shkencat fizike i cili vrau e më pas copëtoi një vajzë pasi e kishte ftuar në apartamentin e tij, u arrestua një vit pas krimit makabër të ndodhur në kryeqytetin e Meksikës.

Javier Mendez Ovalle një shkencëtar që ishte nderuar edhe me çmime ndërkombëtare në fushën e fizikës dhe që kishte përfaqësuar denjësisht vendin e tij në olimpiadat ndërkombëtare, pranoi se kishte vrarë 19-vjeçaren Sandra Camacho një vit më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City