Brigitte Nielsen, një mama e vështirë.

Postuar në 10 Gusht, 2014 13:47

Nuk duhet të ketë qenë aspak e thjeshtë për Brigitte Nielsen të rriste 4 fëmijë: Julian (30 vjeç), Killian Marcus (24), Douglas Aaron (21) dhe Raoul Ayrton (19), por për Chi, aktorja thotë se edhe për ta patur atë si nënë nuk është aspak diçka e lehtë.

“Mendoj se është shumë e vështirë të kesh një nënë të famshme, mbi të gjitha kur në shtyp ka lajme të këqija për të. Kjo mund të jetë shumë e vështirë dhe kur ndodh është shumë e rëndësishme që të flitet”, kështu shprehet aktorja e famshme.

Ajo ka një familje të madhe, pasi ka patur një jetë sentimentale disi të trazuar, me disa martesa të përfunduara në divorc, ndër to edhe martesa me aktorin Sylvester Stallone.

Megjithatë Nielsen thotë se ndonëse djemtë e saj janë të rritur dhe jetojnë në qytete të ndryshme, ata kanë një marrëdhënie shumë të bukur me njëri-tjetrin.

Por, aktorja thekson se fakti që nuk ka qenë një ëngjëll në të shkuarën bën që herë pas herë të ketë probleme mes tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.