Naked City
Lind një tjetër “Barbie” njerëzore.
Një tjetër “Barbie” njerëzore del në dritë, e këtë herë ajo vjen nga Ukraina. Lolita Richi është 16 vjeçe, rrethin e belit e ka 50 centimetra, pjesën e kraharorit tepër të bollshme, e pretendon se për këtë pamje nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pranon vetëm se sytë e mëdhenj e të qelqtë në ngjyrë bojëqielli i detyrohen përdorimit të lenteve, ndërsa rrëfen se në fëmijëri preferonte më shumë topin se sa kukullat, dhe gjatë gjithë kohës luante vetëm me djem.
Elton John pushime në San Tropez me 2 djemtë e tij.
Sir Elton John ka vendosur të shijojë pushimet me familjen përpara nisjes së turit muajin e ardhshëm. Elton John mban në duar, Elijah 19 muajsh ndërsa partneri i tij David mbante djalin tjetër Zachary, 3 vjeç.
Gjatë një interviste Elton John tha , “fëmijët e mi vijnë me ne kudo dhe ata kanë udhëtuar edhe në skajet më të largëta të botës. Zachary ka vizituar Australinë 2 herë përpara se të mbushte 1 vjeç gjithashtu ka qenë edhe në Hawai”.
“Fakti që fëmijët nuk janë ende në shkollë më lejon që t’i marr me vetë nëpër turet muzikore në të gjithë botën”, tha Elton John.
Scarlett Johansson në muajin e 9 të shtatzanisë.
Një dëshirë e parezistueshme konsumimi i një akulloreje për Scarlett Johansonn. Një prerje e re flokësh këmishë xhins, e veshur komode duke shëtitur në rrugët e New Yorkut. Aktorja ndodhet në muajin e nëntë, por duket se po e shijon shumë shtatzaninë e saj. Së bashku me Scarlett ishte edhe i fejuari, Romain Dauriac.
Itali, ministrja e Arsimit, topless në plazh.
E përjavshmja italiane “Chi” ka botuar foto ekskluzive të ministres së Arsimit, Stefania Gianni “topless” duke shijuar pushimet dhe rrezet e diellit.
Sipas revistës “Chi” është hera e parë në historinë e republikës italiane që një eksponent i qeverisë fotografohet në plazh pothuajse e zhveshur. Ministrja dukej shumë e relaksuar dhe aspak e shqetësuar se paparacët mund të fiksonin këtë moment.
Njihuni me vajzën 10 vjeçare që ‘kalëron’ ujkun.
Kur 10 vjeçarja Alisa Selekh thërret ujkun i tërë fshati vjen me vrap, por vetëm për të shikuar se si ajo e “kalëron” ujkun nëpër kopshtin e saj. Ajo gjithashtu edhe mund të luajë në bar me të, po ashtu edhe të ndaj një puthje pa asnjë mëdyshje se do të kafshohet nga ujku dhëmbë mprehtë dhe i rrezikshëm. Ata jetojnë në fshatin Zacherevye, rreth 250 km në veri të Minskut në Rusi.
Modelet më të paguara në botë.
Sërish qëndron në majë Gisele Bundchen, si modelja më e paguar në botë me 47 milionë dollarë në vit. Bukuroshja braziliane është kurorëzuar nga revista “Forbes”, ku në klasifikimin vjetor të modeleve më të paguara ajo ruan titullin tashmë prej 8 vitesh.
Medalja e argjendtë i shkon modeles së “Victoria’s Secret”, Doutzen Kroes me 8 milionë dollarë të fituara. Bjondja gjermane sapo është bërë nënë për herë të dytë dhe ka marrë një pushim të shkurtër në karrierën e saj.
E tmerron martesa, sajon vdekjen e vet.
I tmerruar nga martesa, një 23-vjeçar amerikan sajoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar asaj.
Tucker Blandford nga Konektikat i Shteteve të Bashkuara, pak ditë para ceremonisë martesore të parashikuar për të premten që kaloi me të fejuarën e tij Alex Lanchester, gjithashtu 23 vjeç ndërroi mendje, por duke mos gjetur guximin për t’ia thënë shpiku vdekjen e vet.
Ai mori në telefon të fejuarën e britanike duke u hequr si babai i tij për “t’i dhënë lajmin e kobshëm”.
Vipat që u lagën me ujë të akullt për fushatën e të sëmurëve.
Dita e djelë ka qenë dita kur të famshmit kanë marrë pjesë në sfidën e kovave me akull e cila shërben për ndërgjegjësimin për të dhuruar fonde për të sëmurët me ALS Lou Gehrig. E para që ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj organizate ka qenë Jennifer Lopez të cilës i kanë hedhur një kovë me ujë të akullt nga koka deri te këmbët. Këngëtarja kishte veshur një kostum të zi sportiv dhe syze aviator. Më pas Jennifer ka zgjedhur Iggy Azalean dhe Pit Bull për t’u lagur. Iggy Azalea kishte veshur një palë bikini në ngjyrë neon. Iggy ka zgjedhur më pas dy miqtë e saj Rita Ora dhe Tip Charlie CXC.
Christina Aguliera sjell në jetë vogëlushen saj.
Këngëtarja e njohur Christina Aguliera është bërë nënë për herë të dytë mbrëmjen e së shtunës.
Ajo ka sjellë në jetë vogëlushen e saj me anë të një operacioni çezarian në Los Angeles.
Christina ka dhe një djalë 6-vjeçar nga martesa me ish-bashkëshortin Jordan Bratman, ndërkohë vajza është fëmija i parë nga bashkjetesa me partnerin e saj Matt Rutler.
Bleona i do shumë italianët!
Bleona Qerreti i ka shumë përzemër italianët.
Ajo ka postuar një foto seksi më bikini me ngjyrat kombëtare italiane në Facebook.
Nga një resort në Romë, Blona thotë: From “Romë with Love”.
Fotoja është shoqëruar edhe me një mbishkrim ku thuhet se pak shooping në këtë vend nuk i bën keq askujt.
Bleona Qerreti po përpiqet ta harrojë ndarjen nga bashkëshorti, Gani duke bërë pushime nëpër vendet më të shtrenjta në Europë.