Aktori Robin Williams bën vetëvrasje.

Postuar në 12 Gusht, 2014 05:24

Aktori Robin Williams, ikona e komedive dhe fituesi i çmimit Oskar ka vdekur të hënën në moshën 63 vjeç duke u vetëvrarë. Kështu thotë edhe policia amerikane

Shkaku i vdekjes është vetëvrasja, thonë autoritetet. Sipas zëdhënësit të tij, Williams ka qenë duke vuajtur nga depresioni dhe stresi i vazhdueshëm.Rreth orës 11:55 sipas kohës amerikane, një telefonatë u bë në numrin e 911 nga e cila nuk fliste personi që kishte telefonuar derisa aktori u gjend në shtëpinë e tij i vdekur në Tiburon. Ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes.

Williams ishte i njohur për rolet e tij skenike derisa kishte luajtur edhe në komedi klasike si Mrs. Doubtfire and Jumanji”. Ai fitoi çmimin Oskar për rolin dytësorë për portretizimin e karakterit të Dr. Sean Maguire në filmin “Good Will Huntig. Ai më së shumti mori famë me karakterin e Mork, një alieni në shoun televiziv “Mork & Mindy”.

Së fundmi ai ka luajtur edhe në filmin e CBS. The Crazy Ones” i cili u ndërpre pas një sezoni.

Susan Schneider, gruaja e aktorit ka lëshuar një deklaratë për New York Times ku shkruan:

“Këtë mëngjes, unë humba burrin dhe shokun tim më të mirë, derisa Bota humbi njërin prej artistëve më të dashur dhe një qenie të bukur humane. Jam thellësisht e mërzitur. Në respekt të familjes së Robinit, ne kërkojmë privaci gjatë kohës së zisë. Deria ai kujtohet, është shpresa e jonë që të mos fokusohemi në atë se si vdiq Robin por të llogarisim momentet e kënaqësisë dhe buzëqeshjes që ai ua dha miliona njerëzve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.