Ja emrat e çuditshëm të fëmijëve e të famshmëve.

Postuar në 09 Shtator, 2014 03:07

Tashmë është e ditur se personalitetet e njohura pëlqejnë që fëmijëve të tyre t’u vënë emra të çuditshëm në mënyrë që të ruajnë origjinalitetin.

Beyonce dhe Jay Z e kanë emëruar vajzën e tyre Blue Ivy, sipas një druri të kaltër në Hvar të Kroacisë, ku çifti kishte qëndruar gjatë shtatzënisë së këngëtares.

Christina Aguilera e ka pagëzuar vajzën e saj Summer Rain (shiu i verës), ndërkohë që çifti i famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt, u kanë vënë fëmijëve të tyre emra, si Shiloh Nouvel, Pax Thien, Knox Leon e Vivienne Marcheline.

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë dy fëmijë, vajzën Apple (mollë) dhe djalin Moses. Aktorja ka thënë se është frymëzuar nga Bibla për emrin e vajzës së saj.

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë quajtur vajzën e tyre North që kur i shtohet mbiemri West, në përkthim do të thotë Veri Perëndim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.