Justin Bieber përfundon në spital.

Justin Bieber i cili ka qenë duke shkuar për në vendlindjen e tij, në Kanada, ka ndodhur. Pasi u arrestua për agresion dhe drejtim në mënyrë të rrezikshme të makinës e pasi i ka ulëritur dhe agresuar një fotograf, këngëtarit iu desh të rrijë disa orë të mira në spital, pasi ndrydhi dorën.
Sipas burimeve në TMZ, ai ka shkuar në spitalin “General Hospital” në Stratford, Ontario, Kanada, me dorën e ndrydhur.
Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si pasojë e zënkës së disa ditëve më parë, e cila përfundoi me ndërhyrjen e policisë, apo është diçka tjetër e re, e cila nuk dihet ende. Mbase, me shumë mundësi, vetë këngëtari do ta bëjë të ditur motivin, nëpërmjet komunikimit të tij me fansat, në rrjetet sociale.
Add new comment