Tentojnë t'i përdhunojnë të dashurën, përballet me 5 djem për ta mbrojtur.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:12

Duhej të ishte një natë e qetë për një çift në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përfundoi në një makth për ta. Çifti u sulmua dhe u rrah barbarisht nga një grup djemsh, në një rrugicë pranë një klubi nate në Springfield.

Në video duket se si çifti sulmohet papritmas, nga një grup prej pesë djemsh të cilët kanë tentuar edhe më parë të përdhunojnë vajzën Meredith Cole.

I dashuri i saj, dixheji Alex Vessey, mundohet me të gjitha mënyrat për ta mbrojtur, por ai vetëm nuk mund të bëjë dot asgjë. Për fat të mirë arrin policia dhe grupi i djemve largohet menjëherë me vrap.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.