Femra ideale, gjithçka që dëshiron një mashkull prej saj.

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:49

Është me të vërtetë shumë e gjatë lista e gjërave që dëshiron apo nuk dëshiron një femër, por rrallëherë flitet për atë se çfarë dëshiron realisht një mashkull nga femra e tij? Disa mund të theksojnë faktin se ky është problem i tij, por duke qenë se çifti formohet nga dy individë, mbase është mirë që kjo pyetje duhet bërë. Ndaj çfarë do të donte mashkulli nga femra e tij?

Miqësi

Mashkulli do që femra e tij të jetë edhe miku apo mikja më e mirë, duke nuhatur situatat për t’u “tjetërsuar” si një mashkull le të themi. Ju duket e drejtë apo jo! Por, me sa duket, janë të shumta ato çifte që nuk kanë mundur ta krijojnë dot një lloj marrëdhënieje të tillë, në rastet kur nevojitet. Pra, miqësia nuk merret edhe aq në konsideratë në marrëdhëniet në çift. Në thelb, kjo miqësi e komplikuar, nëse mund të themi kështu, është një komponent shumë i bukur dhe i shëndetshëm, edhe pse i vështirë në një lidhje. E rëndësishme është që të mos e ekzagjeroni.

Seks

Në këtë pikë natyrisht që do të ndaleshim! Mashkulli dëshiron nga femra që ajo të kryejë marrëdhënie seksuale me të. “Dëshira përpara seksit”, kurrë mos harxhoni shumë kohë me këtë praktikë, sepse një lidhje nuk do të mund të funksiononte edhe aq mirë pa kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Por, nga ana tjetër, këtë gjë e thotë edhe shkenca, të bësh dashuri do të thotë të jetosh më gjatë. Pra efektivisht përfitimet janë më shumë se një.

Të ndihet i pranuar

Mashkulli dëshiron të ndihet i pranuar nga femra e jetës së tij. Ai do që ajo t’u japë besim zgjedhjeve të tij, ta mbështesë në ndryshime, ndonjëherë edhe ta kritikojë, por me delikatesë. Gjithsesi bëni kujdes, kjo nuk është një kërkesë për pranim të verbër, për shkak se do të dukej false dhe hipokrite. Ajo duhet ta ndihmojë që të bëjë një figurë të mirë, duke qeshur me shakatë e tij dhe të shkëlqejë në momente të rëndësishme. Është pothuajse e kotë të themi që të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ai.

Të ketë një komunikim të mirë

Mashkulli dëshiron komunikim të hapur nga femra e jetës së tij. Ndonjëherë duket se meshkujt preferojnë të komunikojnë vetëm me fjalë të pamenduara, pse jo edhe të pista, por ama kjo nuk i pengon ata që të kërkojnë një komunikim të denjë. Dashuria e vërtetë komunikon gjithmonë.

Të duket seksi

Të jesh seksi nuk do të thotë domosdoshmërish të dukesh si jo e hijshme në sytë e dyshuesve, por kjo është një formë vetëbesimi, pëlqimi, sepse sytë e duan të bukurën. Nëse e mbani veten atëherë do të thotë se keni respekt në radhë të parë për personin tuaj.

Ta respektojë

Mashkulli dëshiron që femra e tij të jetë krenare për të, gjithmonë, pa asnjë kusht. Besimi është seksi dhe kjo vlen edhe poshtë çarçafëve. Është më mirë që të shmangni telefonatat, t’i çoni pafundësisht SMS gjatë ditës apo t’i bëni pyetje për të ardhmen. Ndërkohë, nëse ai e di që të tradhtosh është një gabim shumë i rëndë, atëherë do t’ju respektonte më shumë. Një femër perfekte duhet të ketë një mënyrë sjelljeje, nuk duhet të shoqërohet kurrë me meshkuj të martuar apo të lidhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.