5 klipet më të kushtueshme të të gjitha kohërave

Ndoshta mund të duket e çuditshme, por në fakt është e vërtetë.
Deri më tani artistët që kanë shpenzuar më shumë para për të realizuar një videoklip janë vetëm dy dhe pesë vendet e para i zënë vetëm ata.
Bëhet fjalë për Michael Jackson dhe Maddona.
Kritikët e muzikës, klipeve, ideatorët e tyre dhe emrat më të mëdhenj të momentit në këtë fushë kanë vlerësuar këta dy artistë si më profesionistët, përveç faktit që kanë shpenzuar shumë para për të arritur realizimin e duhur të klipeve të tyre.
Kritikët kanë vlerësuar klipet e artistëve të tjerë si tipike për të fituar para e për të shitur sa më shumë kopje ndërsa e kundërta ka ndodhur me Madonna-n dhe Jackson të cilët janë përpjekur të tregojnë dhe profesionalizëm.
Ja se kush janë 5 klipet më të kushtueshme të këtyre dy artistëve:
5. Michael Jackson — “Black or White” $ 6.9 million
4. Madonna — “Bedtime Story” $ 7.7 million
3. Madonna — “Die Another Day” $ 7.9 million
2. Madonna — “Express Yourself” $ 9.4 million
1. Michael Jackson and Janet Jackson — “Scream” $ 10.7 million
Add new comment