Billboard
Kujt i drejtohet z. Rama në këtë fushatë?
Prej javësh tashmë ne dëgjojmë të gjithë, kryeministrin e këtij vendi të flasë përdië për dy gjëra: më votoni mua dhe PS-në më 11 maj sepse hyjmë në BE. Dhe se Sali Berisha është një buf kënete.
A ishte shkolla "Skënderbej" një simbol kombëtar?!
Në një shkrim publikuar sot, Kristaq Xharo, profesor në Universitetin Europian – shkruan për atë që e quan “Ringritje të Simboleve Kombëtare”. Në këtë shkrim Xharo e prezanton veten edhe si “skënderbegas”. Mes të tjerave Xharo shkruan për nevojën e fuqizimit të ushtrisë shqiptare për të cilën sugjeron se kalon nga rimarrja e traditës së shkollës “Skënderbej” që ka datë themelimi 28 marsin.
A po lufton opozita realisht për të fituar?
Afrimi i zgjedhjeve të 11 majit shtron vetiu një pyetje që është megjthatë kalimtare në realitetin tonë, por mbetet parësore: cila është oferta elektorale dhe programore?
Për të parën përgjigja nis nga Partia Socialiste, një forcë që teorikisht por edhe praktikisht mund të mbështetet te 750 -800 000 votat e veta standard që e bën atë forcën kryesore për t’u llogaritur. Përballë saj ka një gamë partish opozitare nisur nga PD-ja dhe aleanca e saj dhe disa subjekte të tjera që kanë identitet kryetarësh apo edhe deri diku forme në predikim zgjedhor.
Vuhani i Shqipërisë
Një takim i kryeministrit në detyrë, Edi Rama, me kandidatë të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, ofron një shembull të mirë për të kuptuar distancën përherë e më të madhe mes pushtetit dhe një pjese të qytetarëve. Në raportimin e bërë me këtë rast, Agjencia Telegrafike Shqiptare veçon p.sh këto komente të z. Rama:
Si duhet parë studenti i sotshëm serb që proteston
Aleksandër Vucic ka nisur të tregojë fytyrën e vërtetë të pushtetit në Serbi. Të hënën në mbrëmje mediat raportuan se policia sulmoi studentë që bllokuan këshillin bashkiak të Novi Sadit. Të njëjtat media raportuan se gjatë incidentit studentët këndonin ndër të tjera edhe:
Shkoni në Kosovë!
Ku humbi shqetësimi për Diktaturën e SPAK?
Është për t’u shënuar: që nga vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, qetësia thuajse absolute e frontit mediatik pro tij, është shurdhuese.
Asnjë fjalë, asnjë koment, asnjë sulm. Asnjë akuzë. Asgjë. Shqipëria e diktaturës së SPAK nuk ekziston më. Ajo ishte një histeri kolektive e një grupi, një trillim, një fiksion të fiksuarish.
Të ndërtosh duke shkatërruar
Kush mund të flasë më me ndonjë farë kompetence se çfarë përfaqëson arkitektura e Tiranës sot! Cilit plan, arkitektonik dhe zhvillimor i referohet dhe zbaton? Çfarë aspekti funksional adreson, çfarë modeli zhvillimi, e kështu me radhë.
Zhargoni ballkanik për demokracinë - nga Bosnja në Tiranë
Në proncimin e tij pas takimit me Milorad Dodik, presidenti serb, Vucic, ndër të tjera tha se:
Ne dimë sesi ta lexojmë Marrëveshjen e Dejtonit dhe nuk na shqetëson e ashtuquajtura Fryma e saj, pasi sapo nis të flasësh për Frymën e një marrëveshjeje, do të thotë se ke nisur të mashtrosh dhe gënjesh
Si mund të të gënjejnë 70 vjet rresht në Rrangallostan?
Në një kronikë për “radhët e gjata për pensionet” mund të shihet për të kushedisa të miliontën herë ankesa e pensionistëve në Shqipëri se mezi shtyjnë muajin. Se janë në prag të vdekjes nga uria apo mungesat dhe se qeveria nuk mendon.
Ankesa e pensionistëve është një konstante e tranzicionit tonë, apo edhe shoqërisë. Një herë motit thoshin se “këta të rinjtë nuk duan të dinë”. Prej 34 vjetësh “qeveria nuk do të dijë” dhe “mirë që kemi fëmijët”.
Fluska e ndërtimit, kryeministri shpreson tek infuzioni i parave të emigrantëve
Në Athinë po zhvillohet një panair ku marrin pjesë kompani ng Shqipëria. Në aktivitet ka qenë edhe kryeministri në detyrë me disa ministre. Zoti Rama ka bërë thirrje që emigrantët të kthehen, pasi në Shqipëri pagat janë më të larta se në Greqi por edhe taksat më të ulëta.
Motoja e aktivitetit ilustron sesa të vështirë e ka subjekti i z. Rama të shkëputet nga mashtrimi: Puno dhe jeto aty ku ke zemrën!
Kjo moto demagogjike të kujton atë tjetrën, të Fatos Nano: Kush ka zemrën majtas voton për PS-në!
