Billboard

Kompleksi i Karontit

Postuar në 21 Janar, 2026 20:19

 

Tema e Pafajësisë

Postuar në 25 Dhjetor, 2025 22:18

Sali Berisha ka qenë prej kohësh arsye e ekzistencës së disa mediave të PS-së apo afër saj. Armiqësia me të u bë kauzë dhe më vonë çelës karriere. Gazeta "Tema" një prej tyre ka vite të tëra të mbushura me Berishën si zahire e pazëvendësueshme. Editoriale, shkrime për të mos qeshur, shënime, kanë Saliun në krye. 

Palaçua i amputimit të pavarësisë me shtetin bektashi

Postuar në 29 Nëntor, 2025 11:11

 

E shihni këtë? Ky palaço me pushtet, që mund të veshë çdo rrobë të mundshme vetëm e vetëm për t’u dukur si kaposhi i farës në një vend pa farë e pa derman, ka përkujtuar dje 28 nëntorin me 12 postime në Facebook. Aty ku edhe ka bastin e jetës së vet.

Me 12 postime që nuk ndalnin në shëmtimë e tyre festive dhe ceremoniale në asgjë pasi ato rimarrin folklorin e një date për festime që as ekzistojnë kund në Shqipëri. Festën e organizon politika, pasi shoqëria ka ditë pushimi dhe as kujtohet më për ndonjë vlerë nga Pavarësia.

I Pandehuri i historisë

Postuar në 22 Nëntor, 2025 15:15

 

Edi Rama, të cilin siç edhe është shprehur vetë, fati dhe historia e desantuan si shërbëtor të Shqipërisë, paska bërë sot një “Shënim të Ditës” në faqen e vet në Facebook. Dhe në shënimin e vet, që është përkthim I një fjalimi të Robert Xhekson,  titulluar “Prokurori Federal”, z. Rama bën një hyrje ku mes të cilave shkruan:

Bazmataja për Ballukun rrëzon edhe alibinë e SKAP-it

Postuar në 20 Nëntor, 2025 14:10

Thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK për 21 janarin u interpretua nga PD-ja si zhvendosje vëmendjeje ndaj akuzave për Belinda Ballukun. Sot  Balluku është pezulluar dhe i është marrë pasaporta. Asnjë reagim. Diversioni ra. Sepse goditja evidente ndaj zv.kryeministres e bën arrestimin apo dënimin e Berishës një çështje tê drejtësisë, jo persekutimit të opozitës siç pretendon Berisha. 

Nuk ka drejtësi pa hetuar Karafilin e 21 janarit

Postuar në 19 Nëntor, 2025 19:28

 

Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK për ngjarjen e 21 janarit në cilësinë e personit në dijeni. Për parantezë duhet thënë se hetimet janë detyruar gjithësesi deri diku nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut që cilësoi pas një padie të familjes “Nika” se shteti kishte penguar hetimet. Dhe zvarritur ato. Mjafton ky cilësim profesional që ta zhvlerësojë të gjithë qëndrimin e z. Berisha, por edhe të gjithë karafilat e Edi Ramës në bulevard. Sepse hetimet mund të bëheshin.

Kënga vetëvrasëse e demokracisë në Ballkan

Postuar në 09 Nëntor, 2025 12:42

 

Humanizim i tekstit

Postuar në 08 Nëntor, 2025 15:53

 

Një i njohur më tha se në Europë ka nisur përkthimi me Inteligjencë Artificiale i librave të ndryshëm. Është një zhvillim për të cilin mungon ende emërtesa e duhur emocionale apo edhe profesionale: çfarë quhet kjo? Zhvillim, prakticitet, apo fund i një rruge të gjatë të njeriut në një lëmë të caktuar?

Flama globale e analistëve dhe këshilltarëve

Postuar në 06 Nëntor, 2025 12:35

 

“Politico” shkruan sot për trashëgiminë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe ndikimin apo cilësinë e tij. Për ta argumentuar këtë, media në fjalë sjell mendimet e Alain Minc, që cilësohet si mentori politik i Macron dhe madje një këshilltar me ndikim në politikë.

Ka dy qëndrime të MInc: një para tetë vjetësh kur ai e krahasonte Macron me gjeneralët e Napoleonit: i bekuar me talent dhe fat. Sot, Minc ka tjetër mendim: Macron sipas tij është presidenti më i keq i Francës që nga nisja e Republikës V.

I Lirë në Burg - i Burgosur në Parti

Postuar në 22 Tetor, 2025 16:17

 

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë hyn ndër të paktët ish-zyrtarë të qeverisë socialiste që ka ditur të sillet me statusin e tij si i akuzuar penalisht dhe i pandehur. Zoti Beqaj është parë të hyjë e të dalë me dosje në dorë nga zyrat e organeve hetimore, ka publikuar elementë të mbrojtjes së tij, ka kërkuar dosjet, u paraqit me pranga në duar pa shumë temena në Parlament dhe tani shkruan.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard